Mashtrimi “fitove 600 mijë paund, dërgo 3203”
02/02/2011 Kompania angleze e Nokias dhe të një banke mashtron banoren e kryeqytetit
Antikrimi Ekonomik nis ndjekjen penale për 3 anglezët, banorë në Londër
TIRANË- Në rrjetën e mashtrimeve me lotaritë shumëmilionëshe nga shtetet e huaja, kësaj radhe ka rënë një grua, banore në Tiranë, e cila pagoi 3203 paund për të tërhequr më pas çmimin prej 600 mijë paund, për të cilin e kishte lajmëruar me telefon kompania e rremë angleze. Kështu, e mashtruara pasi dërgoi sasinë e paundëve ishte në pritje të marrjes së çmimit fitues prej 600 mijë paund, shumë e cila nuk mbërriti kurrë tek ajo dhe më pas u detyrua të bënte denoncim. Policia analizoi rastin dhe pasi kreu të gjitha hetimet, arriti në përfundimin se mashtrimi ishte kryer nga tre shtetas anglezë, punonjës të kompanisë së fuqishme të prodhimit të telefonave celularë Nokia. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës, të cilat thanë se nga shërbimet e Seksionit kundër Krimit Ekonomik e Financiar, më datë 31.01.2011, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit anglezë, James Roland, banues në Londër, me detyrë Nokia Corporatio, Mengager, Agata Ëasik, banues në Londër, me detyrë CSO Officert of the bank HSBS dhe Stephen Green, banues në Londër, me detyrë Manager HSBC Bank Londër. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dërguar një sms shtetases A. Çuko banuese në Tiranë, sikur është fituese e lotarisë së kompanisë Nokia, me vlerë 600 mijë paund, të cilës në këmbim të gjoja çmimit të fituar i kanë kërkuar që t’u transferojë përmes agjencisë Uester Union shumën prej 3203 paund. Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur më datë 20.01.2011 deri më datë 26.01.2011 në Tiranë, ku anglezët vijonin ta inkurajonin banoren e kryeqytetit që t’i dërgonte 3203 paund. Materialet e parashikuara nga neni 143/2 “Mashtrimi” i Kodit Penal i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë. Me këtë rast policia e Tiranës njofton të gjithë kryeqytetasit që të mos bien pre e të ashtuquajturave kompani që organizojnë të tilla lotari, pasi edhe në të shkuarën ka pasur të tilla raste mashtrimi me kompani spanjolle, amerikane, etj.