Bankat e nivelit të dytë vlerësojnë uljen e normës së interesit
>Vendimi shumë i përfolur i Bankës së Shqipërisë në lidhje me uljen e normës së interesit është vlerësuar si një nismë e duhur nga bankat e nivelit të dytë. Sipas kryetarit të shoqatës së bankave, Ervin Mekës, sistemi bankar në vendin tonë e mirëpret një vendim të tillë . Sipas tij, ky vendim krijon mundësinë për të mbledhur fonde , si dhe i jep frymëmarrje procesit të kredidhënies .
"Deri tani nuk ka patur kundërshtim nga bankat që unë përfaqësoj,- ka thwn Meka,- Banka e Shqipërisë , në sajë të vlerësimit që ka bërë, ka përcaktuar uljen e normës së interesit në këtë masë pasi janë një sërë treguesish makroekonomikë që e përcaktojnë atë , dhe një ndër shkaqet kryesore është ruajtja e stabilitetit të çmimeve" . Kryeministri Berisha, pak ditë më parë , ka reaguar gjithashtu në lidhje me vendimin e BSH për uljen e normës së interesit me 0.5 për qind dhe është shprehur për disa media ndërkombëtare në Davos , duke thënë se ndonëse Shqipëria nuk është prekur ende nga kriza ekonomike botërore duhet të tregohemi të kujdesshëm , pasi kjo lëvizje agresive mund të çojë në uljen e nivelit të depozitave . Banka e Shqipërisë ka ulur normën e interesit me 0,5% duke e çuar normën bazë të interesit të kredive ne 5.75 , si masë kjo për të nxitur ekonominë, pasi norma 6.25 % qëndroi e palëvizshme për gjithë 2008.