E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Epokë e re për Tiranën. Fondet qaramani i përdori për klientët

berishaTiranë- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot se qeveria do të hartojë disa projekte që synojnë transformimin tërësor të Tiranës. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shefi i qeverisë u shpreh se do të bëhet rehabilitimi i lumit të Lanës dhe atij të Tiranës, do të zhvendoset stacioni i trenit si dhe do të krijohet terminali i pasagjerëve.

Në një ark kohor ndër më të shkurtrit bashkëpunimi, Bashki e Tiranës me qevrinë, bëri të mundur hapjen e projekteve të cilat firmosin Tiranën e shek XXI. Për hir të së vërtetës duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e urbanistit që projektoi Tiranën, por u arkivua për dekada nga regjimi komunist. U arkivua për 11 vite nga ish-kreu i Bashkisë së Tiranës. Më vinte keq kur thoshte qeveria nuk më ndihmon. Ai është qaraman. Qeveria jo që e ndihmonte, por mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit në bankat evropiane. Për pjesën jashtë territorit kishte bashkëpunim, por që Koçoja nuk e lejonte. Po të kishte një tender të përbashkët nuk i jepej Koços siç i jepej më parë. Qaramani u ankohej qytetarev që qeveria nuk më dha fonde. Qeveria i dha më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën, dhe normale që do ta bëjmë. Ku shkuan fondit. Fondet u përdorën për shtrimin e bashkisë. U punësuan 5 mijë vetë. U bënë firma të paguara nga ai, famozi nënkryetar. Që firmoste në emër të PS-së pagesat për firmat dhe rrugë të ndërtuara. Kjo është e vërteta,- tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se me zbatimin e tre projekteve të mësipërme do të fillojë një epokë e re për Tiranën. Ai u shpreh se shumë shpejt do të fillojë pastrimi i Lumit të Tiranës, i cili sipas tij u kthye në vendgrumbullim plehrash kur bashkia drejtohej nga socialistët. Kjo sipas tij, do të mundësojë hapjen e dhjetra vendeve të reja pune.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë do të vendoset përgjysmimi i detyrimeve të industrisë turistike. Shefi i ekzekutivit u shpreh se interesi i turistëve të huaj për vendin tonë po vjen gjithmonë edhe në rirtje.

Po sot qeveria vendoi të ngrejë një memorial për ushtarët amerikanë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Praë Botërore.

Sot vendosim ngritjen e memorialit për ushtarët amerikanë, që në tërësi ishin ushtarë shqiptaro-amerikanë. Që ranë për tu bërë të pavdekshëm në Luftën e Parë Botërore. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën Amerikane do të ngrejmë një përmendore në nderim të tyre,- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›