E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ironizon Berishën: Karrigen ta marrë me vete, por të votojë 3 ligjet

ilir-meta-lsiTiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për shtyp nga partia që drejton i bëri sërish thirrje Sali Berishës që të votojnë tre ligjet e integrimit, pasi siç tha ai votimi pa PD-në nuk do të ishte serioz.

Nëse tre ligjet të votohen pa PD-në nuk do të ishte serioze,-tha Meta para gazetarëve.

Meta ka rikomentuar zërat për emërimine  tij kryeministër pas 23 qershorit duke thënë se ska asnjë konfuzion në kampin opozitar: Propozoj që karrigen që ka mbajtur Berisha ta marrë më vete.

Kreu i LSI-së, Meta theksoi se qëllimi kryesor i opozitës është që të marrin 80 deputetë e mbi 200 mijë vota në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë vendi dhe të fitojë me diferencë 200 mijë vota që është plotësisht e mundshme. Për cështjen në fjalë përgjigja më e mirë është e zgjidhur, e zgjidh kushtetuta, vota e shqiptarëve. Për premtimin e doktorit se unë sia marr dot karrigen dhe ai se lëshon dot, propozoj kompromis tjetër, ai nuk ka ca bën do e lëshojë zyrën se do e respektoj vullnetin e sovranit, por karrigen ta marrë me vete në shtëpi, apo PD, si ka bërë edhe idhulli i tij Les Walesa, kur humbi zgjedhjet,- tha Meta.

Sakaq mbi deklaratat e Gjinushit se më mirë Berishën se Metën kryeministër, shefi i LSI-së tha: Nëse Gjinushi do ketë ndonjë shqetësim për këtë cështje ne do angazhohemi si LSI për shpenzimet për ndonjë karrige tjetër.

Meta tha se Shqipërisë i duhet një kurs i ri politik drejt mirëqënies dhe integrimit evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›