E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien humbjet e energjisë, CEZ: Aksione për prerjen e lidhjeve ilegale

dollapiTiranë- Referuar një raportit të fundit të Entit Rregullator tëenergjisë, administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi tha se humbjet e energjisë në rrjet kanë rënë në 39%, nga 52% që ishin në muajin prill të këtij viti.

Dollapi duke folur për mediat tha se raporti që analizon situatën e energjisë në vend nënvizon një përmirësim të dukshëm të të gjithë treguesve të tij.

“Nëse në muajin janar arkëtimet llogariteshin 52 % në fund të tremujorit të parë, arkëtimet llogariten mbi 80 %”. Sa i takon humbjeve në rrjet, ato kanë rënë nga 51.2 % në 39 % në fund të tremujorit të parë,- tha Dollapi.

Ndërkohë Dollapi tha se është i vendosur për tu ndërprerë energjinë të gjithë konsumatorëve që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Sakaq Dollapi paralëjmëroi një valë aksioni për ndërprerjen e lidhjeve ilegale të energjisë në mbarë vendin.

Deklaratat e Dollapit u bënë gjatë inspektimit të punimeve për sistemimin e linjës 6 kv në qendër të Tiranës, investim ky prej 30 milionë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›