E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Muho, mazhoranca 73 vota Rozeta Rapushi

Maxhoranca rikonfirmon shumicen ne Kuvend, madje edhe me nje vote me shume se disa dite me pare, duke shkarkuar nga detyra me 73 vota pro dhe asnje kunder, anetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Muho. Ne vend te tij, po me kete numer votash u votua dhe madje u betua, anetari i ri i KQZ, Klement Zguri. Pro ndryshimeve ne KQZ, votuan ish deputetet socialist, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli dhe Kastriot Islami, si dhe Dritan Prifti. “Dua tu falenderoj ju, gjithe deputetet ne teresi, ne vecanti ju zoti Islami, Dogjani e Kadeli, per mbeshtetjen dhe voten tuaj. Perpjekja per te permbysur nje qeveri dy muaj para zgjedhjeve, eshte me primitivja dhe me e papergjegjshmja. Ne kushtet kur u stis aleanca e ngjalave, pati tre deputete te pergjegjshem, qe u kercenuan ne menyren me te papranueshme dhe une jam i vendosur per bashkepunim afatgjate me ju”, - siguroi kreu i qeverise. Ndersa ne replike me deputetet socialiste, kreun e grupit parlamentar, Gramoz Ruci para largimit te opozites, kryeministri sqaroi ndryshimet ne KQZ dhe balancen e komisionit pas marreveshjes se arritur ne vitin 2003. “Parashikimet jane dhe dalin, opozite keni qene dhe opozite do te mbeteni. Per ke diskutoni keni tere diten? Per nje person qe ne kundershtim me cdo moral, rregull, etike, ne seancen degjimore ne Parlament, nuk ka treguar se ka qene i shkarkuar nga me propozim te Kryeprokurorit. I kushtoni nje dite mbrojtjes se tij? Ata qe e propozuan dhe qe nuk e dinin, te kerkojne te falur per propozimin e tyre dhe zoteria te deklaronte, se jep doreheqjen”, - u shpreh kryeministri. Berisha i kujtoi deputeteve ne salle se marreveshjet e bera nuk shkelen. “Moszbatimi i i marreveshjes ne 2003 i kushtoi partise suaj me shtrenjte se cdo gje tjeter. Eshte e lehte te flasesh pa llogari para qytetareve, por ata kane nje memorie. Me ndermjetesim nderkombetar u arrit qe te jete balanca 4 me 3”, - u shpreh kryeministri. Sipas tij, Muho duhet te jepte vete doreheqjen per shkeljet e bera. Madje edhe ai kerkoi falje qe e ka miratuar ate, por kjo sipas tij ka ndodhur ngaqe nuk ishte ne dijeni te shkeljeve te tij. “A e kuptoni ju qe nuk ka shqiptar qe te pranoje kete. Ata qe e propozuan duhet te kerkonin te falur per emerimin e tij, ky zoteria te jepte doreheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte qe kishte 3 shkalle gjykimi per te fituar te drejten e tij. Pse e beni avokatin e tij kur ai nuk e beri vete. Une kerkoj te falur qe e votuam se nuk e dija, bej nje gabim dhe terhiqem, por jo te bej avokatin e tij”, - tha Kryeministri.

Klement Zguri Rikthehet ne KQZ

Klement Zguri rikthehet anetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Zguri mori dje 73 vota ne Kuvend, per nje tjeter mandat ne kete institucion, duke fituar keshtu perballe kandidatit tjeter per kete post, Kastriot Cobo. Te dy kandidatet u prezantuan pak dite me pare nga Partia Republikane per kete post dhe moren mbeshtetjen, si kandidatura ne perputhje me ligjin, ne Komisionin e Ligjeve. Zguri prej vitesh ka qene anetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i propozuar nga mazhoranca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›