E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Teksti i rezolutes, i ngjashem me propozimin tone

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet e konsideron te permbushur misionin e saj persa i perket miratimit te rezolutes. Ne nje reagim per mediat thuhet se “rezoluta e 8 prillit 2004 per ceshtjen came konsiderohet e miratuar- perfundohen hetimet e administrates se parlamentit. Rezoluta came do te hyje ne fuqi zyrtarisht nga Parlamenti me botimin ne Fletoren Zyrtare”. Nga ana tjeter vihet ne dukje, se “teksti i asaj rezolute ka shume ngjashmeri me tekstin e propozuar nga PDIU-ja: ajo kerkon heqjen e ligjit te luftes, kthimin e shume te drejtave dhe lirive njerezore per shtetasit shqiptare ne pergjithesi dhe camet ne vecanti”. PDIU shton se pas hyrjes ne fuqi, te gjitha qeverite kane per detyre te raportojne ne Kuvend ne lidhje me zhvillimet dhe perparimin per ceshtjen came. “E certifikuar dhe riaktivizuar sot, kjo rezolute shenon ripohimin e vullnetit te Parlamentit per ceshtjen came si nje ceshtje qe ekziston dhe qe duhet zgjidhur medoemos. Tani qeverite e ardhshme kane per detyre qe t’i permbahen vullnetit Sovran te parlamentit dhe nuk mund ta injorojne me kete ceshtje te rendesishme kombetare”, thuhet ne reagimin e PDIU.

Rezoluta e miratuar ne vitin 2004

Kuvendi i Republikes se Shqiperise, duke vleresuar nivelin shume te mire te marredhenieve miqesore ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise, vullnetin e dyanshem per zhvillimin e tyre te metejshem ne te mire te dy vendeve dhe popujve tane, si dhe te paqes, sigurise dhe bashkepunimit ne rajon, e te integrimit evropian dhe euroatlantik;

Duke mbajtur parasysh se Greqia, si vend mik, anetar i Bashkimit Evropian dhe NATO-se, perben nje partner shume te rendesishem ne rrugen e Shqiperise per arritjen e objektivit madhor per integrimin ne strukturat euro-atlantike;

Duke konsideruar Konventen Europiane, Deklaraten Universale per te Drejtat e Njeriut dhe dokumenta te tjere nderkombetare, te njohura nga te dyja palet;

Mbeshtetur ne frymen e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se mire dhe Sigurise midis Republikes se Shqiperise deh republikes se Greqise;

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Vlereson se eshte koha qe ceshtja e te drejtave te shtetasve shqiptare me origjine came te rimerret ne shqyrtim nga te dy palet, ne frymen e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se mire dhe Sigurise, te nenshkruar dhe te ratifikuar nga te dyja vendet;

I kerkon qeverise se Republikes se Shqiperise te shtoje me tej perpjekjet per zgjidhjen e ceshtjes se pronave dhe pasurive te tjera te patjetersueshme te popullsise came, ne perputhje me dokumentet e njohura nderkombetare;

Cmon se gjetja e nje zgjidhje te shpejte ne aspektin teknik dhe juridik midis qeverive te dy vendeve per ceshtjen e sekuestros conservative te vendosur si rrjedhoje e Ligjit te Luftes te vitit 1940 mbi pasurite e popullsise came, si dhe ngrirjen e Ligjit NR. 2664 te 3 Dhjetorit 1998, do te perbenin nje kontribut shume te rendesishem per kapercimin e problemeve te krijuara prej tyre;

I kerkon qeverise shqiptare qe nepermjet grupeve te posacem te punes te bashkepunoje me palen greke dhe ne frymen e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit dhe Fqinjesise se mire, te pershpejtoje fillimin e negociatave me qeverine greke per zgjidhjen e ketij problemi;

Shpreh bindjen se Parlamenti i Republikes se Greqise, i cili ushqen te njejtin vullnet per cuarjen perpara te marredhenieve dypaleshe shqiptaro-greke, do te jape kontributin e tij per trajtimin me fryme konstruktive dhe zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se lartpermendur, duke bere edhe rregullimet ligjore perkatese;

Ngarkon qeverine e Republikes se Shqiperise qe kete Rezolute t’ua beje te njohur qeverive dhe institucioneve nderkombetare qe mund te kontribuojne ne zgjidhjen e problemit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›