Kuvendi: Hyn ne fuqi rezoluta came e vitit 2004
Parlamenti e ka cilesuar te rregullt votimin e bere per rezoluten e ceshtjes came ne vitin 2004. Organet e Kuvendit kane bere verifikimin e votimit te bere ne 11 vite me pare, nga te cilat ka rezultuar se ky dokument ka marre shumicen e votave, ndryshe nga sa ka pretenduar kreu i Kuvendit ne ate kohe Servet Pellumbi. Ne nje leter qe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u ka kthyer dy deputeteve te PDIU-se per kete ceshtje, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, thuhet se ne seacen e 8 prill te vitit 2004 rezoluta ka marre shumicen e votave. “Sipas kuptimit te nenit 78, pika l Kushtetutes akti quhet i miratuar kur numri i votave pro eshte me i madh se numri i votave kunder dhe abstenimeve. Rezoluta ka marre numrin e kerkuar te votave pro per t’u miratuar. Jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise dhe tradita parlamentare kane sanksionuar nje te tille”, thuhet ne dokumentin e Kuvend per deputetet e PDIU. Pas ketij vendimi te Kuvendit, rezoluta e ceshtjes came pritet te hyj ne fuqi pas publikimit te saj ne fletoren zyrtare. Nderkohe qe ne nje reagim, PDIU shprehet se do te kerkoj hetim parlamentar per te verifikuar arsyet e fshehjes se miratimit te ketij dokumenti. “Presioni dhe kembengulja e palekundur e PDIU-se coi ne shkundjen e parlamentit shqiptar dhe ne demaskimin e nje perpjekje per te shtremberuar dhe fshehur miratimin e rezolutes came ne 2004 akt ky qe perben nje shkelje te rende dhe paprecedente. Prandaj PDIU do te kerkoje ne nje moment te pershtatshem krijimin e nje komisioni hetimore per te sqaruar e zbardhur rrethanat dhe pergjegjesit e fshehjes se rezolutes se miratuar”, thuhet ne deklaraten e PDIU. Njekohesisht, kjo force politike shprehet se dokumenti i miratuar ne vitin 2004 eshte i ngjashem me projekt-rezoluten e paraqitur nga kjo force disa kohe me pare ne Kuvend. Ne momentin qe ne komisione parlamentare diskutohej miratimi i saj dhe PS solli nje projekt alternativ, kreu i Komisionit te Jashtem, Fatos Beja publikoi dokumentin qe rezultonte i fshehur ne arkivat e Kuvendit, duke u shprehur se PD-ja e ka miratuar kete rezolute kohe me pare. Por ish-kreu Kuvendit, socialisti Servet Pellumbi u shpreh ne media se rezoluta e vitit 2004 nuk ka marre votat. Verifikimi i Kuvendit ka nxjerr ne pah dhe nje tjeter element te votimit te 8 prillit, nga ku del se ka pasur pasaktesi, pasi 8 deputete te mazhorances se asaj kohe, PS-se nuk kane qene te pranishem ne salle dhe figurojne pjesemarres ne votim. “Nga regjistrimet te sipercituara video, rezulton se 8 deputete te mazhorances (te vendosur ne krahun e majte dhe ne qender), figurojne si votues ne fleten e printuar te votimit, por nuk jane te pranishem ne salle”, thuhet ne dokumentin e Kuvendit.