Berisha: Falenderoj presidentin Bush për mbështetjen që u ka dhënë aspiratave perëndimore të shqiptarëve
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka deklaruar dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se me mbajtjen e samitit të NATO-s në Bukuresht, ku Shqipëria pret të anëtarja më e re e Aleancës, se marrja e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë, do të përbëjë për Shqipërinë ngjarjen më të madhe pas pluralizmit. “Javë historike për Shqipërinë dhe NATO-n. Do të marrim vlerësim maksimal dhe kjo do të jetë rrjedhojë e realizimit të reformave që na kishte vendosur NATO”, tha Berisha. Sipas kryeministrit vendi ynë pas këtij Samiti do të jetë i përfshirë në të gjitha operacionet e NATO-s në botë. “Ftesa do të thotë besim e përgjegjësi e madhe dhe një fillim i madh. Duhet të përshpejtojmë reformat pasi kjo ftesë përbën një frymëzim për agjendën tonë. Në datën 3 Prill kryetarët e shteteve dhe qeverive të 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut votojnë, në shpresën tonë më të madhe, që Shqipëria të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO”, theksoi Berisha Kryeministri Berisha. Kryeministri vuri në dukje se, kjo përbën ngjarjen më të madhe politike për Shqipërinë, që nga vendosja e pluralizimit politik, por kjo përbën ngjarjen më të madhe dhe zhvillimin më historik në fushën e sigurisë që nga shpallja e pavarësisë deri më sot. “NATO është Aleanca e mbrojtjes së lirisë dhe vlerave të saj, kombi që ka vuajtur më shumë për lirinë dhe vlerat e saj, e ka më jetike se çdo komb tjetër mbrojtjen, konsolidimin dhe zhvillimin e tyre”, tha më tej në vijim Berisha. Shefi i ekzekutivit tha ndër të tjera se “ky proces vjen pas një përpjekje të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, pas një bashkëpunimi të ngushtë 16 vjeçar luajal dhe besnik në të gjitha fushat. “Kjo është rrjedhojë e transformimeve të mëdha të Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Kemi kaluar nga një vend i sistemit totalitar dhe hiperkolektivizimit total, në një vend të demokracisë funksionuese dhe ekonomisë së lirë të tregut, nga një vend bunker, në vendin e një ushtrie që merr pjesë në të gjitha operacionet e NATO-s”, vuri në dukje Kryeministri, duke theksuar se meritë të madhe kanë të gjithë ata që kontribuan në reformat e thella të këtij vendi. Kryeministri Berisha deklaroi gjithashtu se vlerësimet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë janë nga të gjitha anët pozitive. “Të gjitha këto vlerësime në vetvete janë besim shumë i madh, por njëkohësisht përgjegjësi shumë e madhe”, theksoi Kryeministri. Ai u shpreh se “këto janë dhe mbeten përgjegjësi shumë të mëdha tonat për të përshpejtuar dhe konsoliduar më tej reformat dhe për të arritur standarde të konsoliduara”, ndërsa theksoi se “ftesa për në NATO është një fillim i madh dhe nuk është një fund, por nuk ka diskutim që është një frymëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë axhendën dhe veprimtarinë tonë”. Sipas Kryeministrit Berisha, rol përcaktues kanë pasur reformat, të cilat bënë që Shqipëria për herë të parë në rrugën e saj të pluralizimit të deklarohet si vend frymëzues, nga 27 ministrat e Jashtëm të BE-së, të mbledhur pardje në Slloveni. “Ky ishte vlerësimi më maksimal që i bëhen reformave të këtij vendi të ndërmarra gjatë 2-3 viteve të fundit”, tha Berisha. Në këtë drejtim, ai theksoi se ky vlerësim i progresit të Shqipërisë, progres frymëzues për vendet e tjera të rajonit, është një garanci si për ftesën e datës 3 prill, por është një garanci dhe përshpejtim i të gjithë hapave të tjerë në projekte të tjera të mëdha, integrimin në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, Kryeministri përmendi se “4 ditë më parë, pikërisht ditën e enjte, Presidenti Xhorxh Bush do të deklaronte publikisht mbështetjen ndaj ftesës për Shqipërinë, ndërkohë që dy ditë më parë qëndrimin e Presidentit do të përsëriste Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice”. “Në të njëjtën kohë vjen deklarata e Këshillit të Ministrave të BE-së me vlerësimin më pozitiv për reformat e ndërmarra”, theksoi ai.
Duke vlerësuar se ky është një besim i madh në kursin e reformave, Kryeministri tha se në shtator të vitit 2005 nuk mund të mendohej se kjo ditë do të ishte kaq e afërt, por qenë reformat ato që e bënë këtë ditë të kapshme. “Janë reforma të tjera, të cilat priten dhe do të bëjnë të mundshëm hapat po kaq të rëndësishme të integrimit në BE”, shtoi ndër të tjera kreu i qeverisë ai. Ndërkaq, Berisha vlerësoi edhe qëndrimin që opozita shqiptare ka shprehur në përputhje me programin e vet, si dhe gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin për reformat. “Ky duhet të jetë koncepti që duhet të predominojë, sepse këto procese janë aq të mëdha, saqë para tyre interesa të tjera bëhen dytësore”, konkludoi Kryeministri Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kryeministri Berisha takim me presidenti Bush pas samitit/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Xhorxh Bush, do të takohet në Kroaci me presidentet e kryeministrat e vendeve që do të paraqiten në Bukuresht për të marrë ftesën e anëtaresimit, përfshi këtu edhe kryeministrin Sali Berisha. Lajmi është publikuar dje, nga Shtëpia e Bardhë. Sipas deklarates së saj, Presidenti Bush do të shkojë në Kroaci, ku do të takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e këtij shteti dhe lideret e vendeve të ftuara ne Samitin e Bukureshtit me 2 deri 4 prill, për anëtarësim në NATO. Kështu, pritet që Presidenti Bush të takohet me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha si dhe drejtuesit e Republikes se Maqedonise. Takimi mesohet se do te zhvillohet ne Zagreb. Me deklaraten e Shtepisë së Bardhë, lihet te kuptohet se çështja e ftesës për anëtarësim në NATO e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, është paraprakisht një fakt i kryer, pasi thuajse të gjitha vendet janë shprehur se mbështesin zgjerimin e aleancës botërore ushtarake.