Problemet e pronarëve me zyrat e AKKP-ve
• Në raportin e Avokatit të Popullit përmenden dy raste tipike për çështjen e ish-pronarëve, të cilët përplasen me zyrat rajonale të Agjencisë së Pronave.
Ankesa i përket shtetases R.A., nga Shkodra, e cila ankohej për vonesa nga ana e zyrës së AKKP-së së këtij qyteti në shqyrtimin e kërkesës për njohje dhe kthim prone. "Pas hetimit dhe shqyrtimit të këtij rasti nga ana e institucionit tonë, ankuesja u orientua që të bënte plotësimin e dokumentacionit që mungonte në nëndosjen e saj dhe më pas në përgjigjen e drejtorit të zyrës rajonale të AKKP-së theksoj faktin se, nuk kishte asnjë pengesë ligjore që kjo zyrë të merrte një vendim për njohjen e pronës së saj, të pretenduar prej shumë vitesh", thuhet në raportin e Avokatit. Ndërsa shtetasja A.Q., nga Korça i ka kërkuar institucionit të Avokatit të Popullit për kthimin e pronave të vjetra, të cilat pretendonte se i kishte trashëguar nga gjyshi i saj. Avokati i ka kërkuar asaj që t'i drejtohej fillimisht zyrës së AKKP-së në Korçë, duke dorëzuar edhe të gjithë dokumentacionin e duhur ligjor, pasi është kjo zyrë organi kompetent për dhënien e vendimeve mbi njohjen, kthimin dhe kompensimin e një prone. Avokati i Popullit konstaton zvarritje apo bllokim të procesit të njohjes dhe kthim e kompensim të pronës, si rezultat i moskoordinimit të punës së AKKP-ve dhe Ministrisë së Drejtësisë për fondin e veçantë fizik të pronës.