E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini po përgatit enciklikën ambientaliste të Gërdecit

Pasi mediat bënë të ditur se vetëm Edvini dhe bashkia e tij nuk kishin dhënë kurrfarë kontributi për banorët e Gërdecit, ky hapi thesin dhe u bë papritmas më shumë se “gërdecar”, aqsa të krijon përshtypjen se Gërdeci është lagje nën administrimin e bashkisë së kryeqytetit.
Tashmë që Edvinit i duket se vërtet është “burrë shteti”, po turret të minimizojë efektet shkatërruese që i la Mihal Delijorgji në imazhin publik, sidomos kur ngazëlleu në dyert e gjykatës së Tiranës, teksa jepej masa e sigurimit ndaj tij.
Por Mihali ngazëlleu sidomos për shkak të Edvinit dhe miqësisë së tij, ngaqë e ka pasur edhe lejedhënësin zyrtar mbi trojet shtetërore që, deri më tash duhej: ose t’u ishin dhënë pronarëve legjitimë si kompensim, ose mbi to të ishin ngritur terrene sportive, deri edhe ndonjë stadium i standardeve dhe dimensioneve olimpike, për të plotësuar mungesat dhe nevojat për terrene të tilla që ka një kryeqytet si i yni, që po rritet me shpejtësi marramendëse.
Por kjo nuk ndodhi sepse këto troje ishin në pronësi shtetërore dhe si të tilla janë gjuajtur prej kohësh nga Edvini, i cili sillet me to si të ishte “pronari” legjitim i tyre.
Unë jam i bindur, dhe këtë bindje nuk ma luan as topi, se Edvin Rama, pas pazareve me këto troje, sot gëzon “ligjërisht” të drejtën e pronësisë mbi afro 40-50 % të sipërfaqeve të ndërtimit të pallateve të Delijorgjit tek ish Uzina me emrin e Kumandarit legjendar “Enver”. Ku gjithashtu jam i bindur se, për shkak të emrit, adhurimit dhe lidhjeve të përbashkëta, padyshim që ka pjesë edhe miku dhe ortaku i Edvinit, i famshmi Klem Kolaneci, që mbulon studion private arkitektonike ku kryebashkiaku i Tiranës dhe njëkohësisht shefi i opozitës, i dërgon me porosi ndërtuesit për të krrerë projektet sipas shijeve dhe skemave të zhvillimit të kryeqytetit të Pranvera Hoxhës, skema të cilat Pranvera i trashëgon dhe i ka “amanete” nga babai, ish kryezot i Shqipërisë. Sepse bash tek pasardhësit e diktatorit dërgon Edvini ndërtuesit për t’ua certifikuar projektet, pasi u miraton sheshet dhe më pas u miraton edhe lejet e ndërtimit.
Prokuroria më kot ka ngurtësuar pronat e Delijorgjit për efekte kompensimi financiar të dëmeve ndaj shtetit dhe banorëve të Gërdecit, e ku nga pasqyra e të cilave rezulton se shumica janë troje, të cilat jam gjithashtu i bindur se janë bash “pullat e leopardit të pronave shtetërore”, mbi të cilat qysh prej vitesh hulumtojnë hajnat e Edvinit për të siguruar trojet ku do të ndërtojnë 4 firmat e tij.
Erion Braçe gaboi që dekonspiroi skemën e shef Edvinit gatuar bashkë me edramistët e punësuar në organet e Drejtësisë, skemë kjo që për të cilën Erioni kishte të drejtë kur deklaroi degjenerimin e akuzës së shumëfishtë thjesht në një akuzë të vetme, nenet bazë të së cilës parashikojnë dënim: ose vetëm me gjobë; ose vetëm me 10 vjet burgim. Kjo është edhe arsyeja përse në ditët në vijim, Erioni nuk e ka përmendur më këtë akuzë të thjeshtëzuar, por ka filluar të citojë si papagall do akuza në tym të medemek artikullit të NYT, të përkthyera keqaz nga ish infermierja Vali Lecka, pa pritur që t’ia përkthejë sagllam Taulant Balla, i cili çuditërisht heshti, pasi lexoi asgjënë në artikullin e NYT, nga i cili priste “mrekullinë”.
Ndaj jo rastësisht pas deklarimit të kryeministrit se ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë reformat dhe nuk do të japë dorëheqje, opozita është shqetësuar. Dhe kjo sepse reformat jo vetëm që do të çmontojnë avantazhet aktuale që ka opozita, por edhe shumë nga njerëzit e saj që punuan dhe ndihën me mosveprimin dhe veprimet e tyre për të ndodhur Gërdeci, i cili jam i bindur se u përgatit dhe plasi si një bombë politike kundër maxhorancës, sa kohë që telestacionet pranë Ramës kishin dijeni dhe kishin filmuar më parë sekuenca për zhvillimet në Gërdec, para 15 marsit.
Megjithatë skema opozitare e marshimeve të heshtura dhe e kërkesave për dorëheqje të Berishës, është tejet e qartë: është presion politik për shpërndarjen e përgjegjësive, nëpërmjet implikimit me çdo kusht të sa më shumë funksionarëve të lartë aktualë, politikanë ose jo, për të lehtësuar barrën e Delijorgjit dhe për ta sfumuar deliktin e tij mizor në mizërinë e listës së “delinkuentëve”, hartuar nga Edvini.
Nga e gjithë kjo rrokopujë kriminale, një element i rëndësishëm nuk mund të mos evidentohet: fakti që këtu nuk gjindet dhe nuk përfshihet asnjë militant i djathtë, i njimendtë...
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse militantët e ndershëm të djathtë nuk dinë të vjedhin dhe të shkelin ligjin, pasi ishin dhe mbeten idealistë. Këto krime për të vjedhur, mund t’i bëjnë vetëm kuqot e Edvinit, me të cilët hajnat majtistë ende të punësuar dhe të palarguar nga administrata, mund të bëjnë kauzë të përbashkët, pasi kësisoj mund të sigurojnë edhe mbështetjen politike të Ramës dhe Ruçit.
Tashmë Edvini ka mbushur do thasë me lecka dhe ushqime të skaduara, të marra nga magazinat e OJQ-ve majtiste dhe po i shpërndan në Gërdec si dikur komisarët partizanë, teksa “pronarëve” u jep si dëftesa do fletë bakallësh, që nuk janë tjetër veçse dëshmi të kontributeve që duhen shpërblyer kur e majta të vijë në pushtet.
Madje ka zëra që thonë se midis ndihmave për “familjarët e Gërdecit, bëjnë pjesë edhe sutjenat dhe buzëkuqet e travestitëve mjaftistë, për të kandisur me to ndonjë nga fatkeqet e afro 7 fshatrave të dëmtuara nga shpërthimi, që duhet doemos të kenë bindje politike të majta, madje mundësisht të jenë anëtare të Partisë Socialiste.
Tash pas ndotjes masive të pas’shpërthimit të Gërdecit, Edvini ka përgatitur enciklikën e radhës për shëndetësimin e terrenit, ujit dhe ajrit të Grdecit dhe fshatrave të dëmtuara, enciklikë kjo mbi të cilën po punojnë intensivisht Sajmir Tahiri dhe Erion Velija me Ajolën, e që do të bëhet kuintesenca e programit të ardhshëm zgjedhor të PS dhe opozitës.

 Re. Po.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›