E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat sovjetike në Moskë, Krime dhe Tiranë

Është konfirmuar dje nga vetë kryesocialisti Edi Rama, lëvizja anarkike e radhës. Ndonëse ishte parashikuar prej disa ditësh, se nga selia rozë po fillonin përgatitjet për një manifestim, jo për nder të integrimit të vendit në NATO, por pikërisht në ditën që merret vendimi për të ardhmen e Shqipërisë në aleancë, ylberistët do të kërkojnë në shesh dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, në anën tjetër, duke protestuar kundër meritave që gëzon qeveria në përmbushjen e aspiratave te vendit drejt së ardhmes perëndimore. Në këtë sens elita neokomuniste me parime bolshevike që ka aderuar në Partinë Socialiste, do të protestojë të premten, duke treguar me këtë rast edhe bindjen e tyre anti-integrim dhe anti-perëndim, megjithëse ne shesh do të bërtasin të ekstazuar për karrigen e pushtetit dhe dorëheqjen e Berishës, ndonëse në postin e lidershipit është i votuar nga elektorati shqiptar dhe jo nga PS-ja e Edvinit.
Për koincidencë këto protesta vijnë në një njëjtën kohë me organizimin e disa tubimeve nostalgjikësh komunistë në Ukrainë dhe Rusi kundër aleancës më të madhe ushtarake. Vetë ylberisti Edi Rama ka dalë dje në një konferencë për shtyp ku ka dhënë oshëtimën anarkike që shqiptarët të dalin në protestë ditën e premte në sheshin “Skënderbej”. “Partia Socialiste fton qytetarët të manifestojnë për të ardhmen e Shqipërisë në NATO, ditën e premte në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet”, tha Rama. “T’i themi “PO” NATO-s dhe “JO” Berishës”, ky manifestim po organizohet me kërkesë të vetë shqiptarëve”, tha ai ndonëse vëmendja e shqiptarëve është përqendruar në samitin e NATO-s në Bukuresht dhe jo te pallavrat e Edvinit. Rama përsëriti thirrjen që Berisha të dorëhiqet duke e cilësuar atë si përgjegjës të tragjedisë së Gërdecit. “Ne socialistet shqiptarë i përgjigjemi kërkesës së mijëra qytetarëve shqiptarë për të shprehur vullnetin e palëkundur qytetar për t’u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës e drejtuar nga dora e njeriut që duhet të japë dorëheqjen dhe të lehtësojë imunitetin e tij si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe trafikut të armëve. E Premtja do të jetë dita kur qytetarët do të shprehin bindjen konsensuale të këtij populli për përkatësinë tonë të natyrshme në familjen e popujve aleatë të rreshtuar në NATO”, tha Rama. Sipas tij, në manifestimin e së premtes, qytetarët shqiptarë do të shprehin bindjen konsensuale të këtij populli për përkatësinë personale dhe të natyrshme.
 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›