E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i NATO-s, e sigurtë ftesa për Shqipërinë dhe Kroacinë, në dilemë Maqedonia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e vlerësoi dje si të paparashikueshëm përfundimin e samitit të aleancës që hapet të mërkurën në Bukuresht, lidhur me çështjet e mprehta që janë veçanërisht statusi që i duhet dhënë Ukrainës dhe Gjeorgjisë, apo pranimi i Maqedonisë. “Është e vështirë të parashikosh se cilat do të jenë rezultatet në rastin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë”- i deklaroi de Hoop Scheffer shtypit. “Do të jetë një samit ku drejtuesit e aleancës do të kenë disa tema politike për të diskutuar. Unë pikërisht këtë pres. Dhe nuk mund ta parashikoj përfundimin”- nënvizoi ai. Aktualisht të angazhuar në një dialog intensiv me NATO-n, Kievi dhe Tbilissi kërkojnë të kalojnë në etapën e mëtejshme, Planin e Veprimit me qëllim pranimin, ose MAP-in sipas akronimit anglisht, që është paradhoma e hyrjes në Aleancën Atlantike dhe që kundërshtohet nga Rusia. SHBA, Kanadaja, vendet baltike dhe pjesa më e madhe ish-satelitëve të BRSS-së mbështesin aspiratat e drejtuesve ukrainas dhe gjeorgjianë. Në kampin tjetër gjendet Gjermania, Franca, Beneluksi, Spanja, Greqia, Hungaria, Italia dhe Norvegjia. Turqia dhe Britania e Madhe janë treguara të rezervuara. Nëse në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, ai nuk kërkon të bëhet palë në mosmarrëveshje, de Hoop Scheffer vlerësoi se çështja e diskutimeve duhet të jetë gjithsesi se dyert e NATO-s janë të hapura për vendet evropiane demokratike që përmbushin kriteret e pranimit. Lidhur me hyrjen e Maqedonisë, de Hoop Scheffer tha gjithashtu se ishte “e vështirë të parashikohej se çfarë do të dilte nga samiti”. Të vlerësuara të afta për të hyrë në aleancë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të marrin ftesën zyrtare për fillimin e bisedimeve të antarësimit. Por Greqia që bllokon që prej 1991 njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë me këtë emër, ndërsa vlerëson se ai bën pjesë në pasurinë e saj historike kombëtare, ka vlerësuar se shanset e një kompromisi, të diskutuara megjithatë në mënyrë aktive nën drejtimin e OKB-së, ishin të pakta deri në samit.
Bush: Mbështes fort anëtarësimin e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO/Në prag të samtit të NATO-s në Bukuresht, presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka konfirmuar edhe njëherë se është avokati më i zjarrtë i anëtarësimit në aleancës
të 3 vendeve të Kartës së Adriatikut, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në aleancën e Atlantikut të Veriut. “Mbështes anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO” - ka deklaruar Bush gjatë një interviste ekskluzive dhënë për “World Online”. Presidenti amerikan është shprehur se edhe ish-republikat sovjetike të Ukrainës dhe Gjergjisë kanë të drejtë që të aderojnë në këtë aleancë të madhe politko-ushtarake dhe se për këtë Rusia nuk duhet që të shqetësohet. “Rusia nuk ka motive që të friukësohet nga hyrja eventuale e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO. Këto vende kanë të drejtën e tyre të aderojnë në aleancë”- është shprehur shefi i Shtëpisë së Bardhë. Bush është shprehur gjithashtu optimist për fatin e shtetit më të ri në botë, Kosovës. “Kosova do të bëhet një shtet demokratik” - theksoi Bush. Megjithatë ky i fundit këshillon klasën politike kosovare për të qenë e kujdeshme në hapat që hedh, duke pranuar në këtë kuadër se do të ketë kohëra të vështira, porse gjithësesi republika e re do të arrijë në fund që të fitojë njohjen e shteteve demokratike. “Nuk është një rrugë e thjeshtë, megjithatë është më e duhura” theksoi Bush.
Hungaria dhe Gjermani mbështesin anëtarësimin e vendeve të “A 3” në NATO/Hungaria dhe Gjermania mbështesin anëtarësimin e Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO. Kjo është konfirmuar nga ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, përkatësisht Imre Szekeres dhe Franz Jozef Jung, gjatë një takimi që zhvilluan dje mes tyre në Berlin. Szekeres dhe gjithashtu në të njëjtën linjë kur nënvizuan rëndësinë e fillimit të lobingut për integrimin në një të ardhme jo shumë të largtë në aleancë dhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndërkaq në lidhje me anëtarësimitn e Ukrainës and Gjeorgjisë në aleancë, Szekeres u shpreh se Hungaria nuk shtron problemin nëse këto 2 vendeve duhet t’i bashkohet NATO-s, porse kohën se kur kjo gjë duhet që të ndodhë.. Në këtë kuadër ai shtoi se koha dhe krjimi i kushteve të përshtatshme për procesin e aderimit ishin të rëndësishme. Në lidhje me Serbinë, dy ministrant e mbrojtjes ishin në një mendje se më parë duhet që të priten zhvillimet e e tjera në këtë vend dhe se në varësi të tyre NATO dhe BE duhet që të përqasin Beogradin me perspektivën e integrimit.
Samiti i NATO-s, Greqia votë pro Shqipërisë dhe Kroacisë, paralajmëron veton ndaj Maqedonisë/Greqia do të mbështesë plotësisht në samitin e Bukureshtit marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë, në një kohë që duket se do të përdorë të drejtën e vetos përsa i përket Maqedonisë me të cilën Athina zyrtare nuk mbërriti që të gjente një kompromis gjatë negoviatave të zhvilluara disa javë më parë në Nju Jork. Në një editorial të botuar në gazetën “International Herald Tribune”, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, me titull “Samiti i NATO në vështrimin e Athinës”, shkruan se “në cilësinë e anëtares më të vjetër të rajonit jnë NATO, Greqia ndjen një përgjeëgjësi të madhe për fatin e fqinjëve, një detyrim më tepër për të qenë kontruktivë dhe pragmatikë”. “Ne do të mbështesim fort hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Por nuk do të bëjmë të njëjtën gje për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për sa kohë drejtuesit e saj refuzojnë që të zgjidhin çështjen e emrit, çka e premtuan në fakt në Organizatën e Kombeve të Bashkuara para 13 vjetësh”- shprehet më tej drejtuesja e diplomacisë greke. Sipas Bakojanis ishte vetë arkitekti i Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, ai që duke kuptuar problematikën e ndërroi që në vitin 1944 emrin e provincës nga “Vardar Banovina” në “Republika Socialiste e Maqedonisë”.
ANSA: Shqipëria dhe Kroacia anëtarësim të sigurt në NATO, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Maqedonisë/Në lidhje me samitin e NATO-s, ku një nga cëshjtet kryesore që do të diskutohet është zgjerimi i Aleancës me vende të reja, agjensia italiane e lajmeve “ANSA” shkruan se Tirana dhe Zagrebi pritet të marrin ftesën për anëtarësim ndërsa ka pikëpyetje për Maqedonine, duke qenë se Shkupi nuk ka zgjidhur ende problemin e emrit me Greqinë. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO është i sigurtë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, duke iu referuar burimeve pranë Aleancës. Samiti i NATO-s që zhvillohet nga data 2 deri më 4 Prill ku një nga cëshjtet kryesore që do të diskutohet është zgjerimi i aleancës me vende të reja, “ANSA” shkruan se Tirana dhe Zagrebi pritet të marrin ftesën për anëtarësim ndërsa ka pikëpyetje për Maqedoninë, duke qenë se Shkupi nuk ka zgjidhur ende problemin e emrit me Greqinë. Ndërkohë, që nga viti 1991, Athina ka bllokuar njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë për shkak të emrit të saj që përkon edhe me emrin e një krahine në Greqi. Athina argumenton se emri “Maqedoni” nënkupton pretendime ndaj territorit grek dhe deformon historinë. Ndërsa, ministri i Jashtëm gjerman, Frank Ëallter Shtajnmajer deklaroi se samiti i NATO-s në Bukuresht nuk duhet të dështojë për shkak të Maqedonisë. “Ky samit nuk ka të drejtë të dështojë dhe nuk duhet t zëvendësojë më shumë stabilitet me më pak stabilitet”, tha ai kur u pyet lidhur me çështjen e Maqedonisë në takimin informal të ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt dy ditë më parë në Slloveni. Sipas ANSA-s një zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë mund të gjendet edhe në minutën e fundit, ndonëse akrepat e orës po lëvizin me shpejtësi drejt samitit të Bukureshtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›