E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria leter Berishes per Gjykaten Administrative

Konfindustria ka kerkuar me ane te nje letre zyrtare nga Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha dhe Kreu i Partise Socialiste z. Edi Rama per nderhyrjen e tyre institucionale dhe politike per miratimin sa me te shpejte dhe me konsensus te Projektligjit per Gjykaten Administrative, qe tashme ndodhet ne Kuvendin e Shqiperise. Hapi i mesiperm vjen pasi Konfindustria shprehu qendrimin e saj per krijimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi si domosdoshmeri per industrite shqiptare ne vecanti edhe ne seancen degjimore te zhvilluar me Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise disa dite me pare, duke vleresuar njekohesisht Projektin Ligjin perkates te paraqitur nga Keshilli Ministrave. Konfindustria ka bere te diur se eshte krejt i papranueshem fakti qe Shqiperia radhitet vendi i fundit edhe ne rajonin e Ballkanit Perendimor per mungesen e institucionit te Gjykates Adminitrative pa permendur vendet demokratike te BE. Mungesa e Gjykates Administrative ne Sistemin e Drejtesise godet rende psikologjikisht dhe realisht jo vetem industrite vendore por dhe qytetaret, qe perballen cdo dite me aktet administrative te institucioneve shteterore. Konfindustria ne fillimin e nismes se saj perpara 1 viti e gjysem per krijimin e Gjykates Administrative kerkoi zyrtarisht dhe njekohesisht siguroi vullnetin e plote te krereve te shumices dhe pakices parlamentare per te mbeshtetur nismen ne fjale. Konfindustria, gjithashtu ka ndjekur nga afer gjithe procesin perkates te formulimit te draftit ligjor perkates nga Ministria e Drejtesise dhe grupi i eksperteve vendore dhe te huaj. Duke patur parasysh: - nevojen e fillimit sa me te shpejte te punes se Gjykates Administrative, - domosdoshmerine e miratimit me 3/5 te votave ku pesha e opozites eshte vendimtare si dhe - vleresimin per permbajtjen e PL te paraqitur ne Kuvend nga Keshilli i Ministrave, Konfindustria kerkoi para Kreut te Pozites dhe Opozites shqiptare, si me poshte: "Vecimin e P-L per Gjykaten Administrative nga Paketa Ligjore per Drejtesine dhe aktet e tjera ligjore te debatuara politikisht dhe miratimin ne nje kohe sa me te shpejte me konsensus nga pozita dhe opozita nga Kuvendi i Shqiperise te P-L perkates". Kofindustria vlereson se Gjykata Administrative eshte domosdoshmeri per me shume ne kushtet e krizes globale ekonomike dhe financiare me pasoja te pashmangshme edhe ne vendin tone ku pjesa me e prekur jane industrite shqiptare dhe ne kushtet kur ligji i ashtuquajtur i "gjobave" eshte ne fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›