Elbasan, plagosen në aksident 4 anëtarët e një familjeje

Një automjet tip Audi me targa italiane përplasi 4 persona që po udhëtonin në këmbë në pjesën jugore të unazës së qytetit.
Të plagosurit janë anëtarë të së njëjtën familje. "4 anëtarët e familjes Balliu ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës teksa janë përplasur nga një automjet tip ‘Audi’ me targa italiane, i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët, Niko dhe Flutura Balliu, 40 vjeç, vajza e tyre, A. Balliu 14 vjeç, si dhe djali 8-vjeçar. L. Balliu", thanë burime të policisë. Të lënduarit kanë përfunduar në spital, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Enzo Skënderi, 18-vjeç, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. /Start/
2012-09-22 14:38