Takimi Gruevski - Papadhimos më 1 mars
SHKUP- Kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe homologu i tij grek Lukas Papadhimos do të takohen më 1 mars.
Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Maqedonisë, ndërsa ai realizohet pas ftesës së bërë nga ana e kryeministrit Gruevski, e cila i ishte dorëzuar autoriteteve greke në fillim të këtij muaji nga ana e zëvendëskryeministres Teuta Arifi, raporton INA.
Kryeministri Papadhimos javën e kaluar bëri të ditur se është i gatshëm për tu takuar me Gruevskin dhe për të vazhduar negociatat lidhur me procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe tejkalimin e barrierave në planin e marrëdhënieve dypalëshe.
(el.me/BalkanWeb)