E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cigarja e mëngjesit dyfish më e dëmshme

TIRANE-Në këtë studim, kryer nga shkencëtarët e Penn State College kanë marrë pjesë më shumë se 7000 duhan pirës. Si përfundim doktorët kanë konfirmuar se nëse një person pi duhan brenda 30 minutave sapo është zgjuar nga gjumi, rreziku për kancerin e mushkërive është dyfish më i madh.

Nga të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në studim, 4 776 duhan pirës ishin tashmë me kancer mushkërie ndërsa të tjerët ishin të shëndetshëm. Krahasuar me ata të cilën e pinin cigaren e parë të paktën një orë pasi ishin zgjuar, njerëzit të cilët e pinin gati menjëherë kishin 79% më shumë mundësi për kancer.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›