E Diel, 1 Nëntor 2026

“Premtimet e pambajtura të Qeverisë shkatërruan mësuesinë”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste akuzon Qeverinë se ka braktisur profesionin e mësuesisë. Kryetarja e Komisionit për Edukimin në PS, Ledi Shamku, tha dje se arsimtarët u ndien të tallur dhe të mashtruar nga qeveria në këto katër vite qeverisje të së djathtës. “Pasi arsimtarët u ndjenë të tallur e të mashtruar gjithë këto katër vjet me premtime për dyfishime pagash apo për status të veçantë, pasi u përbuzën e u përdorën si vegla pa vlerë në ca eksperimente të dështuara, sot të rinjtë tanë mund të zgjedhin të bëhen shoferë apo tregtarë, por jo mësues! Sot ky profesion në braktisje është në krizën e vet më të thellë, të panjohur kurrë më parë”, - tha ajo. Sipas Shamkut, e vërteta e madhe tani është se në këtë vend askush nuk dëshiron më të bëhet mësues! “Kjo forcë shkatërrimtare qeverisëse e vrau këtë profesion, vrau dëshirën e të rinjve dhe të rejave shqiptare për t u bërë edukatorë brezash”, - tha ajo.

Ky lajm është publikuar: 09/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›