Berisha: Fitorja për të vazhduar me projektin europian

Kryeministri Sali Berisha, në nje intervistë për "Zërin e Amerikës" është shprehur se zgjedhjet e përgjithshme janë një fitore e rëndesishme për të vazhduar projektin e Shqiperisë Europiane. Sipas tij ende nuk kane filluar negociatat me LSI-në për qeverine e re, dhe se në bashkëpunimin mes këtyre dy forcave mbizotërojnë projektet e qarta për integrimin europian të Shqipërisë. "Ky bashkëpunim bazohet mbi një marrëveshje politike, të cilat unë nuk i ka shkelur kurrë" theksoi Berisha. Kryeministri Berisha komentoi edhe situatën ekonomike të vendit duke u shprehur se "unë të garantoj se në këtë vend nuk ka krizë. Dhe këtë mund ta faktoj me të gjithë treguesit ekonomikë. Sigurisht, rritja nuk do të jetë 8 apo 10 për qind; do të jetë diçka më e vogël, por do të jetë qartësisht më e madhe se ajo që ne kemi shpallur pas fillimit të krizës". Ndwrsa pwr deklaratat e PS-sw pwr mosnjohjen e zgjedhjeve se Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij.
"Në qoftë se z. Rama një herë gjen kutinë e Beratit, pastaj kutinë e Fierit, pastaj këtë, pastaj atë për t'u mbrojtur nga rezultati që nuk arriti, ky është problem i tij, është përzgjedhje e tij, nuk është imi fare, nuk ka të bëjë me mua" theksoi Berisha.