Berisha: Rama, përpiqet të maskojë përgjegjësinë e humbjes
Edi Rama përpiqet të maskojë përgjegjësinë për humbjen pas deklaratave se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Kështu e lexon kryeministri Sali berisha, qendrimin politik të liderit të së majtës, ide të cilën e ka bërë publike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Sipas bërishës Rama po përdor si alibi Kutitë e Fierit dhe Beratit për t'u mbrojtur nga rezultati që nuk arriti. Edhe pse ka pasur një lumë akuzash nga Partia Socialiste, se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, është instrument në duart e qeverisë, Berisha u shpeh se ky komision ka bërë një punë serioze. KQZ dhe kolegji zgjedhor, tha kryeministri do të bëjnë detyrën pa asnjë lloj presioni.
Në vijim të intervistës së tij për zërin e Amerikës, Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme janë një fitore e rëndesishme për të vazhduar projektin e Shqipërisë Europiane. Shefi i qeverisë, bëri të ditur se ende nuk kane filluar negociatat me LSI-në për qeverinë e re, dhe se në bashkëpunimin mes këtyre dy forcave mbizotërojnë projektet e qarta për integrimin europian të Shqipërise.