Berisha-Fried Shqipëria pranon të burgosurit e Guantanamos, por jo ujgurë
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria do të pranojë strehimin e disa të dënuarve të burgut të Guantanoamos, i cili pritet të mbyllet së shpejti. Ky ka qenë qëllimi që ka mbledhur në një drekë pune në Tiranë, të ngarkuarin special amerikan për këtë çështje, ambasadorin Daniel Fried, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uithers, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Edhe pse nuk pati deklaratë zyrtare pas këtij takimi, konfirmimi është bërë më vonë, gjatë një konference për shtyp, nga kryeministri Sali Berisha. Ai ka pohuar se në përputhje dhe me atë çka i premtuam sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, Shqipëria do të pranojë të burgosurit e Guantanamos, por jo ujgurë. Kryeministri pohoi se në këtë drejtim janë mjaft transparente dhe marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Kinës. Një tjetër temë diskutimi mësohet se ka qenë ajo e shtimit të trupave amerikane në Afganistan. Por takimi i djeshëm bëhet edhe më i rëndësishëm në një moment kur marrëdhëniet Qeveri - opozitë janë mjaft të acaruara për shkak dhe të ultimatumit të socialistëve për hapjen e kutive të votimit. Ky ultimatum skadoi dje.
Takimi
Ambasadori Fried, deri para pak kohësh ndihmëssekretar shteti për Çështjet e Evropës dhe Azisë, është parë në mesditë të hyjë në Vilën 31 në kryeqytet, i shoqëruar nga ambasadori Uidhers dhe ku më pas janë parë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ka qenë vetë kryeministri Berisha, i cili tha se Shqipëria do të kontribuojë në strehimin e të burgosurve të Guantanamos me kushtin e vetëm që të mos jenë ujgurë. “Ju e dini se në takimin që unë kam pasur në janar me sekretaren e Shtetit, Klinton, kam shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për tiu përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të marrë të tjerë ish-të burgosur nga burgu i Guantanamos. Qëndrimi im bazohet tërësisht në një çështje të drejtash të njeriut. Ju e dini se kam qenë në opozitë dhe më vonë kryeministër kur kam kërkuar mbylljen e atij burgu, i bindur se ai u bë simbol i saj që Shtetet e Bashkuara nuk janë”, - tha Berisha, ndërsa saktësoi se ata nuk mund të jenë ujgurë për të mos cenuar marrëdhëniet me Kinën. “Natyrisht, kam deklaruar se nuk mund të jenë ujgurë, sepse, për arsye tashmë të njohura, unë jam transparent, i hapur, marrëdhëniet me Kinën kanë për Shqipërinë një rëndësi të veçantë. Kina është një vend mik, ndaj dhe nuk mund të komplikohet”, - tha ai. Kreu i Qeverisë madje kujtoi dhe vendimin e Shqipërisë pak vite më parë për të pranuar ujgurë, i cili shkaktoi pakënaqësi tek Kina që shprehu publikisht qëndrimin e saj kundër vendit tonë. “U qartësua çdo gjë në rastin e parë dhe ajo nuk do të ndodhte në rastin e dytë. E thashë, është një çështje e të drejtave të njeriut, por është edhe një çështje tjetër se, kur një vend mik dhe një mik i madh, siç janë Shtetet e Bashkuara, ka një problem ligjor të brendshëm për dërgimin e tyre në territor, natyrisht, është në detyrimin moral të një vendi tjetër mik të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Në këtë kontest, janë një seri vendesh që po kontribuojnë. Shqipëria nuk mund të mos kontribuojë”, - tha ai.
Deri tani, ambasadori Fried, pas një turi evropian, ka mundur të sigurojë një përgjigje pozitive për marrjen e të dënuarve nga Hungaria, Franca, Irlanda, Portugalia, Palau dhe Bermudet, si dhe pret një konfirmim të fundit nga Franca, Spanja, Italia dhe Belgjika.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009