PDK peticion Vatikanit: “Berisha po diskriminon katolikët”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokristiane, duke e përshëndetur dhe falënderuar Atin e Shenjtë, Papa Benediktin XVI, për interesimin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, nëpërmjet një peticioni për sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bretone, e ka informuar Selinë e Shenjtë për qëndrimin e kryeministrit Sali Berisha ndaj komunitetit katolik në Shqipëri dhe në veçanti ndaj Partisë Demokristiane të Shqipërisë, si përfaqësuese e vlerave kristiane dhe evropiane. Ne peticionin informues, të përgatitur për Selinë e Shenjtë, theksohet se Berisha ka ndjekur një strategji eliminuese ndaj Partisë Demokristiane dhe nëpërmjet aktit të shëmtuar dhe të dënueshëm të vjedhjes së votës, pengoi përfaqësimin e kësaj partie në Parlament në zgjedhjet e fundit politike që u mbajtën më 28 qershor të këtij viti. “Berisha dhe Partia që ai kryeson gjatë gjithë këtyre viteve ka ndjekur të njëjtën politike përjashtuese dhe eliminuese ndaj demokristianëve shqiptarë, duke i krijuar probleme serioze përfaqësimit të komunitetit katolik dhe të filozofisë politike kristiane në skenën politike shqiptare”, - shtohet më tej në këtë dokument. PDK i kërkon Selisë së Shenjtë nëpërmjet peticionit, që ta qartësojë Berishën se Komuniteti Katolik Shqiptar nuk është një pakicë kombëtare, por është pjesa vitale e qëndrueshme e historisë dhe e identitetit perëndimor të shqiptarëve ndër shekuj.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009