Invalidët përfitojnë 2 milionë lekë më shumë nga fondi i 2010
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Rreth 130 mijë persona me aftësi të kufizuar, do të përfitojnë për vitin 2010 rreth 12 000 000 lekë nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Social Shtetëror çdo përfitues i statusit të invalidit para dhe tetraplegjik, përfiton një pagesë mujore prej 87 000 lekë të vjetra personi i sëmurë; 92 000 lekë kujdestari; 160 000 lekë paketa higjenike, pra në total 339 000 lekë në muaj. Sipas statistikave për vitin 2009 për mbështetjen e këtyre shtresave u përdoren rreth 9 800 000 mijë lekë. Sot është edhe Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe njëkohësisht dita e apelit social. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço thotë se: “Buxheti i shtetit mbështet me pagesë mujore personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë lindur të tillë ose janë bërë të tillë gjatë jetës. Kjo kategori në nevojë ka patur dhe do të ketë gjithmonë vëmendjen e shtetit për t’u mbështetur jo vetëm financiarisht, por në radhë të parë për t’u integruar në të gjitha proceset jetike. Konkretisht 128 876 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve, 3 733 janë edhe përfitues të paketës higjenosanitare, do të përfitojnë për vitin 2010 rreth 12 000 000 mijë lekë nga buxheti i shtetit.”
Qendrat rezidenciale
Rrjeti i institucioneve publike dhe jopublike që ofron shërbime për PAK, të moshës nga 0 deri në 25 vjeç është i përqëndruar në 6 qendra rezidenciale dhe 4 qendra ditore. Nga pikpamja gjeografike këto institucione janë të vendosura në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat, Korçë, Vlorë, Durrës. Në këto qendra rezidenciale të zhvillimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara trajtohen 250 persona në qendra publike rezidenciale dhe 198 në qendra jopublike rezidenciale 403, ndërsa 154 të tjerë përfitojnë shërbime në qendrat ditore publike. Në sistemin e shërbimit rezidencial për personat me aftësi të kufizuar evidentohet një rrjet tjetër institucionesh të ngritura dhe të specializuara në fushën e shërbimit social për personat me aftësi të kufizuara. Ato janë të drejtuara dhe të financuara nga aktorë jopublikë të huaj dhe vendas në formën të larmishme të shërbimit rezidencial, jo rezidencial dhe gjysëm rezidencial. Në përgjithësi ato janë bërë faktor komplementar me rëndësi në sferën e plotësimit të nevojave të PAK.
Shërbimi komunitar për PAK
I gjithë shërbimi social për PAK deri në vitin 2002 ka qenë i determinuar në dy format klasike: shërbimi rezidencial në institucione dhe qendra të zhvillimit dhe programi qeveritar i mbështetjes ekonomike të personave PAK me pagesën e paaftësisë dhe në raste të tjera edhe me pagesën e kujdestarisë. Sipas SHSSH nga ky vit në kuadrin e përpjekjeve për zgjerimin e tipologjisë së shërbimit për PAK është ndërmarrë në nivel kombëtar një veprimtari e gjerë që synon përmirësimin e strukturës kombëtare të shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar duke reduktuar shërbimin e mbyllur rezidencial në favor të shërbimit të decentralizuar dhe komunitar si dhe duke aplikuar gradualisht edhe format më moderne të shërbimit.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009