Shefja e FMN-së presion Greqisë: Shqetësohem për fëmijët afrikanë!

Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardin”, Legarde tha se ishte koha e shpagimit për Greqinë. Greqia është zotuar se do të implementojë masa të ashpra kursimi në këmbim të dorëzanive qindra miliarda dollarëshe.
Por pas zgjedhjeve të majit gjithçka është vënë në rrezik. Në zgjedhjet e parakohshme të 17 qershorit, në Greqi rrezikon të fitojë koalicioni i Syrizas, i cili është kundër masave të kursimit. Kjo ka shtuar frikën se Greqia mund të largohet nga Eurozona.
Në intervistë për “the Guardian”, Legarde tha se grekët masivisht po shmangen taksave. “Mendoj se ata duhet të ndihmojnë veten e tyre kolektivisht”, tha Legarde.
“Shqetësohem më shumë për ata fëmijë të vegjël në një shkollë në një fashat të vogël të Nigerit, të cilët marrin mësime për dy orë në ditë dhe që edhe pse tre veta ndajnë një karrige, janë më të interesuar për arsimim. Ata i kam në mendje gjatë të gjithë kohës dhe mendoj se kanë më shumë nevojë se populli i Athinës”. Legarde tha se FMN-ja nuk ka ndërmend të lehtësojë kushtet për dorëzanitë…/Start/F. Prroni/
2012-05-26 16:44