Berisha: Ftesë investitorëve

Mos harroni e kurrë se tek qeveria shqiptare keni një mik të vendosur për tju ndihmuar ju. Kështu u tha kryeministri Berisha investitorëve të huaj në konferencën për burimet natyrore shqiptare. Energjetika, nafta dhe mineralet e tjera me mundësitë për investime në qenë fokusi i këtij aktiviteti rreth të cilave foli edhe kryeministri.
“Kaskada të tëra presin. Interes i madh po tregohet edhe për kaskada të tjera, për Vjosën, Semanin, Osumin dhe për të gjithë degët e Drinit e lumenjtë e tjerë të vendit” tha Berisha.
Duke e përsëritur objektivin për ta bërë Shqipërinë superfuqi rajonale energjetike kryeministri foli për mundësinë e investimit në energjinë e erës, të diellit e deri tek ajo bërthamore. Ambicioz Berisha ishte edhe kur foli për naftën.
“Nafta shqiptare ka një perspektivë reale. Nafta shqiptare e zonave të njohura arrin deri në 6 miliard fuçi. Vetëm Patos-Marinza ka mbi 2 miliard fuçi. Vitin që vjen, pritet që prodhimi i vendit të plotësojë plotësisht nevojat e tij dhe në vazhdim. Por Shqipëria ka fusha të tëra të pa eksploruara” tha Berisha.
Në ftesen e tij për investitorët Berisha kujtoi mundësitë që krijon tregu vendas i punës dhe legjislacioni fiskal. Në pjesën e dytë të aktivitetit u prezantuan disa nga kompanitë e sukseshme ndër to ARMO, Bankers Petroleum etj. Aktiviteti shoqërohej edhe me një panair të investitorëve më të mëdhenj të huaj e vendas në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare.
Adi Darsi