E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ftoj opozitën për bashkëpunim

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp e konsideroi inkurajuese deklaratën e vendeve anëtare të BE-së, ku konfirmohet shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit pas rezultatit të zgjedhjeve. "Siguroj Komisionin Europian se për qeverinë time procesi i integrimit, përmbushja e kritereve është përparësi e të gjitha përparësive", tha ai. Berisha ftoi opozitën të vendosë urat e bashkëpunimit në interesin më të mirë të pluralizmit politik dhe vendit. "Qëndroj i vendosur në frymën e kompromiseve dhe bashkëpunimit, të procedoj në reformat më të thellla të interesit shqiptar", pohoi kryeministri. Sali Berisha vlerësoi kontributin e opozitës dhe shtoi se "opozita do pranojë bashkëpunimin pasi të kalojë pikëllimin për humbjen e zgjedhjeve".
Kryeministri Berisha tha se nuk beson se Edi Rama do të vendosë të mos njohë zgjedhjet.
Duke folur për zgjedhjet, kryeministri tha se fakti që KQZ miratoi me vota të plota, pra 7 pro dhe asnjë kundër mandatet e të gjitha qarqeve tregon mirëfunksionimin e ligjit zgjedhor. "Shpreh mirënjohje për qytetarët, anëtarëve të koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" që bënë të mundur fitoren e projektit të Shqipërisë europiane", pohoi kreu i qeverisë. Më tej, Sali Berisha tha se do të mbetet i anagazhuar që programin e shpallur gjatë fushatës elektorale ta shndërrojë në realitet.
'Çdo ditë po merrem me shndërrimin në realitet të premtimeve të mia për qytetarët shqiptarë", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›