E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shkodrës asgjëson 2050 rrënjë hashash

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka asgjësuar sot 2050 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.
Nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me komisariatin dhe Repartin e F.N.SH-së, u organizua një operacion me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikëve në orët e para të mëngjesit, në fshatin "Mazrek" të Komunës Gur i Zi, në Shkodër.
Operacioni u finalizua me identifikimin dhe asgjësimin e gjithsej 2050 rrënjë, bimë narkotike cannabis sattiva. Sipas policisë në vendin e quajtur "brahimaj" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi Shkodër në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjeten 10 parcela me 1500 rrënjë.
Në vendin e quajtur "Geraj", të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjetën 4 parcela me 450 rrënjë, bime me karakteristika të ngjashme me ato narkotike cannabis sattiva.
Në vendin e quajtur "Shpor" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjet 1 parcelë me 50 rrënjë, bimë me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva,
Në vendin e quajtur "Zhdjec" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjet 1 parcelë me 50 rrënjë.
Policia bëri të mundur asgjësimin me anë të djegies me zjarr i gjithsej 2050 rrënjëve bime cannabis sattiva.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›