E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: "Ftova biznesin kinez ne Shqiperi"

Kryeministri Berisha, theksoi se kryeministri kinez Jiabao do te kryente se shpejti nje vizite ne Shqiperi. Duke folur per viziten e zhvilluar ne Kine ai deklaroi se qeveria shqiptare do te krijoje cdo lehtesi per bizneset kineze qe ato te investojne ne Shqiperi. Kryeministri shprehu kenaqesine qe gjate vizites ne Parkun e Teknologjise se larte te Shenzhenit, nje nder me te medhenjte ne bote, pati takime me drejtuesit e dy nga korporatat me te medha te ketij parku, ZTE dhe Huawey, te cilat tashme operojne me sukses ne Shqiperi dhe kane vendosur ta bejne Shqiperine qendren rajonale te bizneseve te tyre. Po keshtu, kryeministri theksoi se mes dy vendeve ka potenciale per te thelluar bashkepunimin edhe ne fusha te tjera si bujqesia, shendetesia, arsimi, etj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›