Zgjedhjet, nderkombetaret takim me Berishen
Perfaqesuesit e larte te qeverise shqiptare zhvilluan nje takim pasditen e djeshme me diplomatet kryesore ne vend, per te diskutuar ne lidhje me ecurine e pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pala shqiptare ishte e perfaqesuar nga ana e kryeministrit Sali Berisha, zevendeskryeministrit Genc Pollo, ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, ministrit te Brendshem, Bujar Nishani si edhe perfaqesuesit te Partise Demokratike ne negociatat e bera per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Diplomatet e huaj e akredituar ne Tirane qe merrnin pjese ne kete tryeze, ishin ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ambasadori i OSBE-se, Robert Borsh si edhe ambasadorja e Cekise, vendi i cili mban edhe presidencen e rradhes te Bashkimit Evropian, Fialkova. Burimet prane kryeministrise bejne te ditur se pala shqiptare i paraqiti diplomateve te huaj hapat qe kane ndermarre, ne lidhje me procesin zgjedhor, duke u fokusuar edhe te procesi i shperndarjes se kartave te identitetit, te cilat jane dokumentet kryesore, me te cilat qytetaret shqiptare do te shkojne te votojne. Po keshtu ne takim u diskutuan edhe masat per sigurine e zgjedhjeve si dhe situaten politike ne vend..
Premtimi
Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij do te kryente zgjedhjet me te lira dhe me te ndershme se kurre me pare ne Shqiperi. Sipas Berishes, tashme qe Shqiperia ishte nje vend anetare i NATO-s ajo kishte me shume pergjegjesi ne lidhje me kete proces.
Premtimi
Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij do te kryente zgjedhjet me te lira dhe me te ndershme se kurre me pare ne Shqiperi. Sipas Berishes, tashme qe Shqiperia ishte nje vend anetare i NATO-s ajo kishte me shume pergjegjesi ne lidhje me kete proces.