E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci: Abuzimi me planin francez, i Edi Rames ne dhenien e lejeve te ndertimit

Kandidati per kreun e PD-se se Tiranes, njekohesisht deputeti demokrat Aldo Bumci leshoi akuza ne drejtim te kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama, i cili sipas tij perdor dy standarde ne dhenien e te drejtes per dhenien e lejeve te ndertimit. "Ky ketu eshte nje shembull, kemi dy pronare te vjeter, te cilet kane te drejte te zhvillojne pronen e tyre. Sipas planit francez, qe njihet ndryshe dhe si plani i kullave te kryetarit te bashkise, nje prone mund te zhvillohet, ndersa prones tjeter i thuhet se duhet te qendroje zone e gjelber. Keshtu eshte ne shume pika te tjera te planit francez", deklaroi Bumci, zedhenesi i grupit te PD-se. Sipas tij, te gjithe pronaret kane te drejte te zhvillojne pronen e tyre. "Lejet nuk jepen per cdo truall ne menyre individuale, por behet integrimi i pronave per te krijuar nje njesi/strukture ndertimi te perbashket. Ne kete menyre, te gjithe pronaret perfitojne ne menyre te drejte", ka qene deklarata e Bumcit. Sipas tij, ne menyre te heshtur, pronat e qytetareve te vjeter te qytetit po zhvleresohen per shkak te praktikes se dhenies se lejeve te ndertimit nga ana e kryetarit te bashkise se Tiranes. Lagjet e vjetra te qytetit nuk trajtohen si njesi te integruara ndertimi, por duke i copetuar lejet e ndertimit, nje leje ketu dhe nje leje diku tjeter, shtepite e vjetra qe ndodhen ndermjet ketyre pallateve te reja, nuk mund te zhvillojne me pronen e tyre si fqinjet e tyre. "Kjo eshte trashegimia e Edi Rames per qytetin e Tiranes. Nje metode qeverisese qe nuk ka asgje moderne, eshte primitive ne menyren se si e koncepton zhvillimin e prones ne kryeqytet, nuk eshte e drejte, sepse disa pronare perfitojne ne kurriz te te tjereve, dhe ne kete menyre i hap rruge abuzimit", tha Bumci.

Shalsi

"Me sa duket, Sali Berisha nuk mund te clirohet nga makthi perpara pasqyres se Tiranes Evropiane, dhe as te ndaloje papagajte e tij, qe prej 9 vjetesh bejne kete pune te shpifur dhe qesharake", reagoi Shalsi, nenkryetar i bashkise se Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›