Leskaj: Qeverise i ka rene kali i betejes, lufta kunder korrupsionit
Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, eshte takuar dje me banoret e Perrenjasit, per te prezantuar pjese te programit te ri qeverises, por gjithashtu ka fajesuar kryeministrin Sali Berisha, per varferine dhe korrupsionin e shkaktuar ne 4 vjet qeverisje. Sipas saj, Shqiperia nuk mund te duroje edhe 4 vite te tjera vuajtje, papunesi dhe tragjedi si ajo qe ndodhi ne Gerdec. "Kjo qeveri e ka humbur te drejten te kerkoje voten e shqiptareve. Per te kuptuar kete mjafton t'i referohesh programit te Partise Demokratike te vitit 2005", deklaroi zyrtarja e larte socialiste, Leskaj.