E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'do te lejojme central nuklear ne qytetin e Shkodres"

Denis Dedej

"Pas 68 ditesh, ne do ta debojme kete fantazme ndjellakeqe, te centralit berthamor nga dyert e ketij qyteti, qe nuk mund te behet kurre "Gerdeci" i Evropes dhe do ta mbyllim nje here e mire ne arkivin e gafave 18-vjecare te politikes se vjeter, idene e centralit berthamor ne Shkoder". Kjo ishte deklarata e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Shkodres ne vijim te prezantimit te programit te ri qeverises se selise roze. Ai kundershtoi ndertimin e nje centrali te tille ne veri te vend, projekt i cili eshte aluduar se fundmi, ne disa media shqiptare dhe te huaja. Ai ka paralelizuar kete ide me TEC-in e vendosur ne Vlore. "Edhe ne 2005 Berisha u pati premtuar vlonjateve se ata do te zhvillonin referendumin, nese e donin apo jo TEC-in, por referendumi nuk u zhvillua kurre", deklaroi Rama. Sipas tij, premtimin e dha vetem per te marre votat, e njejta gje mund te ndodhe dhe me Shkodren. "Kur Sali Berisha te vije ketu, pas pak ditesh dhe t'ju thote se nuk e beme centralin pa qene ju dakord, mos harroni se po keshtu iu tha vlonjateve 4 vjet me pare per TEC-in, kur i duheshin votat dhe pastaj i rrahu dhe i futi ne burg, sepse i kerkuan te mos e ndertonte TEC-in, pa mbajtur fjalen e dhene per te bere referendumin", u tha shkodraneve lideri socialist. Duke folur per programin e ri qeverises, kryesocialisti u perqendrua tek politikat e reja per rritjen e numrit te te punesuarve ne vend. "Punesimi eshte kryefjala e programit te ri te socialisteve. Punesimi do te jete kryefjala e perpjekjes tone dhe cdo i papune do te jete, njeri nder ne ne nevoje per ndihme", premtoi kryetari i partise me te madhe ne opozite. Ai gjithashtu detajoi se premtimi i tij mund te arrihet me arsim kunder papunesise, nxitje e sipermarrjes prodhuese ne vend kunder papunesise, fshat i mbeshtetur fuqishem nga qeveria kunder papunesise, turizem i zhvilluar kunder papunesise dhe ndihme ekonomike kunder papunesise. "Eshte koha t'i japim fund politikes se vjeter te premtimeve te pa mbajtura, t'i japim qeverisjes tone, fuqine e bashkimit te ri, pertej te majtes dhe te djathtes, per nje politike te re qe i jep fund dasise dhe sherreve ne emer te se shkuares dhe hap nje faqe te re komunikimi dhe respekti te ndersjellet mes nesh, ne sherbim te se ardhmes tone", kerkoi voten e qytetareve shkodran, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

Kryeministri: "Rama shpiku centralin berthamor"

Kryeministri Berisha dhe ne lidhje me centralin berthamor ne Shkoder se para 10 ditesh Rama porosit nje gazete kroate per te botuar nje trillim fund e krye dhe tani drejton fushen mbi trillimin e shkruar ne nje gazete kroate, te cilen e pergenjeshtroi edhe qeveria kroate. "Boton ne gazeten kroate artikullin dhe shkoi ne Shkoder dhe tha se nuk do te lejojme te ndertohet central. Por si mund te ndodhe kjo, kur si qeveri, edhe Bushatin e hoqem dhe e shnderruam ne Ashte dhe ne kete menyre ia ulem jo pak, por rreth 40 deri ne 50- megavat kapacitetin, vetem per te ruajtur ekosistemin Shkodres. Tani ai do ta transferoje ne Sarande centralin", tha Berisha, duke mohuar ndertimin. Duke kerkuar qe te mos merren me te pasi eshte ne nje konfuzion total, sepse ai ka kryer veper.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›