Berisha Gabuam me vendoret
E hene 26 Mars 2012 1347
SALI BERISHAKryeministri Berisha shperthen ne akuza per drejtuesit e njesive vendore. Shefi i ekzekutivit ishte kritik per punen e bashkive dhe komuna per mbledhjen e taksave por edhe per ceshtjet e mjedisit.
Zoti Berisha deklaroi se qeveria gaboi kur kaloi taksat e biznesit te vogel ne administrimin e pushtetit lokal. Ne konferencen kombetare ku ishin thirrur drejtues lokale kryeministri kerkoi angazhim me te madh per pastrimin e mjedisit nga plehrat pasi ne te kundert ky do te ishte fundi i turizmit ne vend. Ambasadori i BE ne Tirane Ettore Sequi theksoi rendesine e decentralizimit te pushtetit duke kerkuar bashkepunim mes paleve te pakushtezuar nga perkatesia politike. Ndersa kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha permendi projektin e Bulevardit te Tiranes si shembull te komunikimit mes njesive lokale. Zoti Basha tha se vonesa ne miratimin e planit urbanistik ishte kushtezuar nga veshtiresia e dialogut qe kishte paraardhesi i tij Rama me komunat perreth kryeqytetit.
Komente
Facebook