Reciprociteti, AK: Politika e Berishës, si ajo serbe
TIRANE- Duke iu referuar kërcënimit të Kosovës së mund të vendosë reciprocitetin edhe me Shqipërinë, Aleanca Kuq e Zi në një komunikatë për shtyp, deklaroi se politika e kryeministrit, Sali Berisha është e ngjashme me politikën serbe.
Sipas saj, është një politikë e hapur antikombëtare në shërbim të lobeve serbe e helene.
AK thotë se, vendosja e reciprocitetit me Shqipërinë sepse kjo e fundit ka shkelur marrëveshjen e arritur në qershor të 2011 për heqjen e çmimeve të referencës për patatet, qumështin, verën, dëshmon edhe njëherë se, kryeministri i Shqipërisë nuk është vetëm politikisht kundër Bashkimit Kombëtar por edhe Ekonomikisht.
Aleanca Kuq e Zi është për një ekonomi tregu të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila jo vetëm do të forconte procesin e Bashkimit Kombëtar, por do të ndihmonte edhe integrimin e këtyre dy ekonomive në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.- thuhet më tej në deklaratë.
Aleanca Kuq e Zi ka besimin e plotë se shumë shpejt përmes votës së lirë të qytetarëve do ti jap fund politikës antikombëtare të Sali Sulltanit dhe të Sulltanëve të tjerë të rajonit, vazhdon më tej deklarata, duke shtuar se, kujtimi i kryeministrit të Shqipërisë do të jetë i një Sulltani që bashkëpunojë me krajlin e Serbisë kundër Bashkimit Kombëtar dhe të politikave kombëtare në rajon.
Vetwm pak ditw mw parw, ministrja Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila ka thënë se janë të pakuptueshme problemet e fundit të shkaktuara nga Maqedonia, por edhe ato që tre muaj po vazhdon ti shkaktojë Shqipëria ndaj prodhuesve të patates. Lila ka kërcënuar me masa reciprociteti ndaj dy vendeve nëse vazhdojnë tu shkaktojnë probleme tjera eksportuese kosovar.