E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten dy britanikë

Ushtarë britanikë në Afganistan (AFP)

Dy shtetas britanikë pjesë e personelit të shërbimit saj në Afganistan janë vrarë nga një persona i veshur me uniformë të ushtrisë afgane. Ngjarja ka ndodhur në bazën ushtarake të Britanisë në Lashkar Gah në provincën e Helmandit.

NATO bën të ditur se agresori më pas është vrarë nga ushtarët e saj.

Në total 407 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 2001.

Sulmet ndaj NATO-s janë bërë të shpeshta që prej djegies së Kuranit dhe vrasjes së 17 civilëve nga një ushtar amerikan. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›