E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gati parku industrial ne Durres

Kryeministri Berisha mori dje pjese ne konferencen per prezantimin e projektit per parkun industrial te Durresit. Ai theksoi se ky park do te shnderrohet ne zonat me te fuqishme industriale dhe energjetike te rajonit. Sipas tij, parku se bashku me Porto Romanon, qe eshte pak kilometra me ne veri, do te shnderrohet ne zonat me te fuqishme industriale dhe energjetike te rajonit. “Ai rrethohet me infrastrukture moderne, ne nje ane me portin me te madh te vendit, ne anen tjeter me aeroportin, ngjitur me te ndodhet nencentrali elektrik, nderkohe vetem pak minuta distance hekurudha do te shkoje deri ne zone, korridori Durres-Prishtine e me tutje, krahu i punes me i leverdishmi ne Evrope”, tha Berisha. Ne konferencen e djeshme merrnin pjese rreth 70 biznesmene, te cilet ishin te interesuar per te investuar aty, 20 prej te cileve ishin biznesmene te huaj. Po dje, Berisha ka zhvilluar nje takim dhe me ambasadorin saudit ne Tirane, ku nxitja e investimeve dhe njohja e Kosoves, ka qene teme e bisedimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›