Berisha: Gati për beteja të reja të fuqishme që na presin
Deklarata e Kryeministrit nga Dhërmiu, pas “check-up”it të tij në natyrë
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka thyer sërish rekordin e tij në not. Teksa po pushon në ujërat e detit Jon në Dhërmi, kreu i qeverisë ka vendosur të thyejë rekordin e tij personal të një viti më parë prej 140 minutave. Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson këtë jo vetëm thyerjen e një rekordi, por edhe si stimul për beteja të reja. “Sot në Dhërmi bëra një “check up” në natyrë! Një rekord i ri u arrit. 145 minuta not të të gjitha stileve. Gati për beteja të reja të fuqishme që na presin!”- shkruan në Facebook, kryeministri Berisha. Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për kryeministrin Berisha, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm. Ndërsa rekordin e tij në not, Berisha ka ardhur duke e përmirësuar nga viti në vit. Në 2009, kryeministri Berisha ka notuar plot 123 minuta në ujerat e detit Jon, ndërsa në 2010, Berisha ka thyer një tjetër rekord personal në not duke notuar për 127 minuta. Rekordi i 2011-ës ka qenë 132 minuta dhe ai i 2012-ës, 141 minuta.