E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër zgjidhet kreu i PD-së, procesi i votimit hapet në orën 8:00 dhe mbyllet në 19:00

21-07-2013 / Gazeta 55

105 mijë anëtarë të PD i drejtohen nesër kutive të votimit për kreun e ri të partisë

Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se këto zgjedhje do të zhvillohen në Datën 22 Korrik. “Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 Korrik, ditën e Hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe  anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe, apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Në garë për kreun e ri të demokratëve janë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që prej ditësh tashme kanë nisur një fushatë intensive në gjithë vendin për prezantimin e platformave të tyre për drejtimin e ri të partisë.

39 qendra votimi, 7 prej tyre vetëm në Tiranë

PD-ja do të ngrejë 39 qendra votimi në degët e saj neper Shqipëri dhe 7 qendra votimi në Tiranë, për ta bërë më të lehtë procesin e votimit. Në regjistrat e PD-së janë 105 mijë anëtarë me të drejtë vote, që do të marrin pjesë në zgjedhje përmes parimit një anëtarë- një votë, ndërkohë që votat e demokratëve për pasardhësin e Sali Berishës në PD do të numërohen nga një Komision Qendror Zgjedhjesh, i cili do të certifikojë rezultatin final të 22 korrikut. Komisioni zgjedhor i PD-së do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm kryeministrit, z.Gjergj Lezhja ndërsa anëtarë janë caktuar zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, ish-deputetja Paulina Hoti, ish-kandidati për deputet Gazmend Dibra, nënkryetarja e PD-së së Vlorës, Bahrije Isufi, drejtori i OST-së Arben Ibro dhe Genti Minarolli. Por i gjithë procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë Florian Xhuti dhe Albert Avduli, zyrtarë të departamentit të organizimit në PD. Kjo zyrë ka përballuar procesin e regjistrimit dixhital të anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe ka gjithë peshën e administrimit të zgjedhjeve për liderin e ri të demokratëve. Anëtarësia e demokratëve në mbarë vendin do të votojë më 22 korrik liderin e ri të PD-së, pas dorëheqjes së liderit të demokratëve, Sali Berisha nga postet partiake.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›