E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gati per energji nukleare

Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria qe ai drejton eshte e angazhuar seriozisht per te perdorur te gjitha llojet e burimeve, per te perfituar energjine ne vend, duke perfshire edhe energjine nukleare. Gjate fjales se tij, ne punimet e djeshme te Forumit te I-e Social ne kontekstin e Komunitetit te Energjise, kryeministri Berisha deklaroi se bashkepunimi mes vendeve ishte dhe kriteri baze, per te arritur me shume rezultat, per sa i perket perfitimit te energjise elektrike nga te gjitha burimet. "Jemi te angazhuar per diversifikimin e energjise, perfshire ketu energjine eolike, energjine nga nafta dhe qymyret, energjine nukleare", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se bashkepunimi pritet te sjelle edhe tarifa me te pershtatshme per energjine. Kreu i ekzekutivit tha se qeveria qe ai drejton, gjithmone eshte perpjekur te mbroje shtresat ne nevoje, nga rritjet e pageses per energjine elektrike. Duke pranuar faktin se qytetareve u eshte dashur dhe u duhet te perballojne blerjen e energjise me cmime shume me te larta, sesa pagat e tyre, kreu i qeverise theksoi se ai ishte perpjekur per ta zbutur kete situate. "Ne jemi perpjekur dhe perpiqemi te mbrojme shtresat me ne nevoje. Ne kete kontekst, kemi bere nje kompensim te ndjeshem te pensioneve dhe pagave te uleta per levizjen e tarifave, qe beme nje vit me pare", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me mbrojtjen qe i eshte bere shtresave ne nevoje nga rritja e energjise elektrike. Sipas tij, Shqiperia ka trasheguar nje vendnumero te gjate, ne zhvillimin e resurseve energjetike. Per rrjedhoje, ne kete problematike ne rritje, e kushtezuar apo e ndikuar fuqishem edhe nga ritmet e shpejta te zhvillimit te vendit dhe ne te gjithe kete kompleksitet. Ne kete kuader kreu i qeverise theksoi se krijimi i Komunitetit te Energjise, perpjekjet e perbashketa te vendeve tona per te perballuar kete problem, perben nje nga vendimet me te rendesishme rajonale. "Ndihma e ofruar nga Komisioni Evropian eshte nje inkurajim i madh per ne qe te punojme se bashku per nje treg unik rajonal dhe me pas evropian, eshte nje inkurajim i madh qe sebashku, ky rajon me rezerva te medha energjetike te mund t'u ofroje qytetareve te tij energjine e nevojshme", deklaroi Berisha ne lidhje me kete nisme. Ne forumin e djeshem merrnin pjese zyrtare te larte te ceshtjeve energjetike dhe sociale nga vende te BE-se dhe te rajonit, perfaqesues te organizatave te konsumatoreve dhe te industrive. Ishte i pranishem, gjithashtu, ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Helmuth Lohan. Ai kerkoi qe dimensioni social i komunitetit energjetik te vendoset ne nivelet me te larta. Duke iu drejtuar perfaqesuesve te vendeve te pranishme ne kete forum, Ambasadori Lohan u shpreh se "ajo qe do te arrihet ne kete drejtim do t'i lejoje vendet tuaja qe te progresojne me tej ne rrugen drejt BE".

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›