Kosova: 4 pikat tona per EULEX
Shteti i Kosoves ka paraqitur diten e djeshme dokumentin katerpikesh me te cilin ftohet serish fillimi i misionit te EULEX-it ne Kosove. Nderkohe eshte kundershtuar perfundimisht plani gjashtepikesh i kreut te OKB-se, Ban Ki-Mun, dhe Beogradit, per shtrirjen e ketij misioni. Keto pika vijne si nje lloj kunderpergjigjeje pas nje plani gjashtepikesh te Sekretarit te Pergjithshem. Keto qendrime te Prishtines i jane prezantuar dhe dorezuar zevendesndihmesit te Sekretarit Amerikan te Shtetit, Daniel Fried, me te cilat Kosova e fton EULEX-in te filloje misionin, por duke e respektuar Kushtetuten dhe teresine territoriale te saj. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, i cili i lexoi keto kater pika, deklaroi dje se qendrimet e Prishtines jane te harmonizuara dhe prezantojne pozicionin e institucioneve, mbi bazen e te cilave misioni i BE-se mund te filloje shtrirjen ne gjithe territorin e Kosoves. Qendrimet e Prishtines, diplomati amerikan, Daniel Fried, tha se do t'i paraqese tani ne Gjeneve tek autoritetet e Kombeve te Bashkuara. Ai tha se keto pika te Prishtines jane nje platforme e mire per te vazhduar perpara. Sidoqofte, Fried tha se ka ende gjera qe duhet harmonizuar per te pare nese do te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjithe, per t'i mundesuar EULEX-it fillimin e misionit ne Kosove. "Ështe mire qe institucionet e Kosoves te punojne me ne ashtu sic jane duke bere, ne menyre qe te forcohet sundimi i ligjit ne tere Kosoven dhe ne menyre qe te zhvillohet bashkepunimi me SHBA-ne, BE-ne, NATO-n dhe OKB-ne. Kane qene dy dite te mira dhe intensive dhe tani kemi bazat per te ecur perpara", tha Daniel Fried. Ne takimin e djeshem ka marre pjese edhe shefi i ICO-se, Piter Feith, i cili tha se Bashkimi Evropian pret qe te arrihet nje marreveshje, ne menyre qe EULEX-i te filloje sa me shpejt me punen e vet ne Kosove. "Ne, si Bashkim Evropian, mezi po presim vendosjen e shpejte te EULEX-it ne tere Kosoven. Jemi te lumtur te degjojme se qeveria eshte e perkushtuar per te punuar me ne dhe me OKB-ne, per ta mundesuar vendosjen e EULEX-it", tha Feith.
Ata qe jane pro BE s'mund te jene kunder EULEX-it
Ambasadori i Frances ne Beograd, Jean Fracois Terral ka deklaruar dje se, secili qe eshte pro Bashkimit Evropian, nuk mund te jete kunder misionit EULEX. "EULEX-i eshte Bashkim Evropian dhe te gjitha shtetet anetare te BE-se e mbeshtesin ate", ka thene te marten Terral. Ambasadori francez ka thene se nuk deshiron te futet ne detaje sepse ende po diskutohet per to. "Ideja eshte qe te mbeshtetet dhe zbatohet sundimi i ligjit ne Kosove", ka thene Terral.
Jeremic: Nuk po flitet per ndarjen e Kosoves
Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic ka deklaruar se ndarja e Kosoves nuk eshte ne tavolinen e bisedimeve, dhe nuk eshte teme e diskutimit ne gjashte pikat e planit te shumeperfolur. Ai ka thene se, sipas marreveshjes gjashtepikeshe, roli i Kombeve te Bashkuara eshte definuar ne menyre precize. Ai po ashtu ka shtuar se, misioni EULEX mund te marre pergjegjesi te caktuara nga UNMIK-u, ne pajtim me Rezoluten 1244.
PLANI PËR SHTRIRJEN E MISIONIT
1-Jemi per vendosjen sa me te shpejte te EULEX-it ne Kosoves sipas mandatit te parapare me deklaraten e pavaresise, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetuten e Republikes se Kosoves , ligjet e Kosoves, aksionin e perbashket te kater shkurtit 2008 dhe ftesen e bere EULEX-it nga institucionet e Kosoves .
2- Institucionet e Kosoves e refuzojne ne teresi dokumentin gjashte pikesh.
3- Institucionet e Kosoves do te bashkepunojne ngushte me EULEX-in ne tere territorin e Kosoves ne baze te mandatit sipas dokumentet te lartpermendura, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Kosoves.
4- Institucionet e Kosoves do te bashkepunojne si gjithmone me SHBA-te, BE-ne dhe NATO-ne.