Kodi, miratohet me 112 vota pro: S'do kete "Dushk"

Miratohet me konsensus Kodi i Ri Zgjedhor. Me nje mbeshtetje thuajse perfekte prej 112 votash, Kuvendi votoi dje ligjin e ri zgjedhor ne baze te te cilit do te funksionojne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I pranishem ne momentin e votimit, ishte dhe kryeministri Sali Berisha, i cili votoi pro te 185 neneve te Kodit qe u heq te drejten partive te vogla politike, qe te kene anetare ne komisionet zgjedhore. Votimi u be pas pese ore diskutimesh dhe mbrojtjes se fuqishme te bere nga dy bashkekryetaret e Komisionit te Posacem te Reformes zgjedhore, Ilir Rusmali e Fatmir Xhafaj. Sipas Rusmalit, ky Kod do te mbahet mend ne Shqiperi per zgjedhjet e lira dhe te ndershme qe do te prodhoje. Duke vleresuar perkushtimin ne hartimin e tij, Rusmali tha se per kete projekt ne sherbim te votes se lire, PD ka sakrifikuar shume. "PD sakrifikoi nga interesi i saj partiak. U terhoqem nga pozicioni per sistemin maxhoritar. E beme se kompromisi per Kodin eshte shume i rendesishem dhe per voten e lire", theksoi Rusmali, duke i bere te qarte deputeteve greviste se, asnje nen nuk u hartua ne baze te interesave partiake. Po keshtu edhe bashkekryetari socialist, Fatmir Xhafaj tha se projekti i ri eshte nje perpjekje serioze politike e profesionale. "Procesi ishte transparent e gjitheperfshires. Vetem per tete nene ka pas kontestime, te gjithe u miratuan me konsensus dhe ne respektuam rekomandimet e nderkombetareve", theksoi Xhafaj. Sipas tij, ky Kod sjell ndryshime pozitive ne zgjedhjet ne vend dhe rregullat e ketij Kodi, ofrojne ne gare te qete e te sigurte. Xhafaj shpjegoi se me kete Kod, nuk do te kete me "Dushk", trafik te gabuar votash dhe anetare komisionesh, jo efektive. Keshtu me radhe per shume se pese ore debatesh, deputetet e PD dhe PS u shprehen ne mbeshtetje te Kodit. Socialisti Ben Blushi u shpreh se vertete Kodi mund te mos jete me i miri, por do te jete funksional dhe mbi te gjitha i jep te drejten opozites te hedhe nga pushteti kryeministrin Sali Berisha. "Ndaj do e votoj", tha Blushi, i mbeshtetur nga Kastriot Islami, Gramoz Ruci e Arben Isaraj. Po keshtu dhe demokrates si Jemin Gjana, Osman Metalla e Ferdinand Xhaferi pohuan me bindje se drafti do te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme.
117 Deputete Moren pjese ne votimin e djeshem. Prej tyre ne teresi, 112 votuan pro ligjit te ri zgjedhor. Me ne fund partite politike ja dolen te miratojne nje kod zgjedhor, gjashte muaj para zgjedhjeve.
22:00 Te mbremjes Vjen ne seance plenare Kryeministri Sali Berisha. Pa dhene asnje koment, kreu i qeverise mori pjese ne votimin e te gjitha neneve te Kodit te ri Zgjedhor. Por nuk ishte i pranishem kur deputetet ndodheshin ende ne greve.
I vetmi qe votoi kunder ne seancen e djeshme plenare ishte nenkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka. Nderkohe qe abstenuan deputetet Vangjel Dule, Spiro Peci, Leonard Solis dhe Durim Lamaj