E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi, Uidhers me Topallin, Leskajn dhe Astrit Patozin

Ambasadori amerikan kalon per dy dite ne "reviste" te gjithe politikanet shqiptare, te pozites dhe opozites. Ne qender te ketyre bisedimeve, pertej lajmerimeve zyrtare, ka qene kriza ne te cilen eshte ngerthyer procesi i miratimit te ligjit zgjedhor, per shkak dhe te greves se urise te 9 deputeteve te majte dhe te djathte. Keshtu, ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Xhon Uidhers, ka vijuar takimet diten e djeshme, me perfaqesues te larte te politikes shqiptare, ku teme kryesore bisedimesh ka qene edhe situata e renduar politike ne vend, si pasoje e debateve per Kodin Zgjedhor. Me kerkese te vete ambasadorit Uidhers, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj dhe kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, kane zhvilluar takime te ndara me perfaqesuesin e larte amerikan ne Shqiperi. Kjo "sage" takimesh ne sallen e Kuvendit, ka pasur si teme kryesore vetem nje, miratimi i Kodit te ri Zgjedhor, nisur edhe nga kundershtite e disa partive te vogla parlamentare, ne lidhje me kete nisme te iniciuar nga dy partite e medha, por dhe te kerkuar me insistim nga nderkombetaret, si kushte per integrimin. Takimet e djeshme te Uidhers, ashtu sikurse dy dite me pare me Berishen dhe Ramen, kane qene me dyer te mbyllura dhe per pasoje detajet e tyre jane bere te pakapshme per median. Burimet bejne te ditur se ambasadori amerikan ka kerkuar qe miratimi i Kodit Zgjedhor nuk duhet ta agravoje situaten politike ne vend. Te njejten teme diskutimi ambasadori amerikane konsumoi edhe dy dite me pare, ne takimet qe zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Ndonese burimet bejne te ditur se teme kryesore e bisedimeve ka qene Kodi Zgjedhor, kjo nuk eshte konfirmuar nga zyrat e shtypit te kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama. Keshtu ne njoftimin zyrtar te kryeministrise dy dite me pare theksohet se kryeministri Berisha priti ne nje takim ambasadorin e SHBA-se, Xhon Uidhers, ku ky i fundit e njohu me situaten e re post zgjedhore ne SHBA dhe me prioritetet e pritshme te administrates se re te Presidentit Obama. Nga ana tjeter ne njoftim theksohet se kryeministri, vleresoi se zgjedhjet ne SHBA jane nje ngjarje e shenuar dhe nje cast historik per popullin dhe kombin e madh amerikan, por edhe per mbare njerezimin qe gjen te SHBA modelin me te shkelqyer dhe garantuesin me te madh te lirise dhe vlerave te saj. Ne njoftimin zyrtare ne lidhje me kete takim nuk permendet qe mes dy bashkebiseduesve te jete diskutuar ne lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, i cili ka krijuar edhe shume diskutime dhe debate ne mes partive politike ne vend. Kjo eshte edhe hera e pare kur ambasadori amerikan ne Shqiperi, Uidhers tregohet kaq aktiv ne lidhje me ceshtje te brendshme sic jane debatet per Kodin Zgjedhor.

Pak kohe me pare mes kryeministrit Berisha dhe ambasadorit amerikane, Xhon Uidhers u shkembyen edhe replika ne distance ne lidhje me ceshtjet e drejtesise. Keshtu ambasadori amerikane theksoi se politika nuk duhet te nderhynte ne ceshtjet e brendshme te drejtesise, duke ju referuar kryesisht punes se Prokurorise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›