"Mateon ma rrembyen, druhem se e shiten"

ATHINË - Vogelushi 13 muajsh Mateo Dullia, nuk dihet nese eshte gjalle apo ka vdekur. Nena e tij, Albana Dullia, ka shume frike se femija i tij, ne rastin me te mire eshte shitur nga grupe mafiozesh dhe ne rastin me te keq, mund te mos jetoje me. Dyshimet e trishta i hedh mamaja e vogelushit. Ne nje interviste dhene dje per agjencine e lajmeve NOA, 29-vjecarja Albana Dullia, tregon gjithcka per ngjarjen qe i ka ndryshuar jeten, per 72 ditet plot ankth qe po perjeton, pas zhdukjes ne rrembim, te djalit te saj qe me date 7 shtator kur humbi, ishte vetem njembedhjete muajsh.
Albana, duke shprehur keqardhjen per humbjen e vogelushit tuaj, ne bashkohemi me dhimbjen dhe perpjekjet tuaja per gjetjen e tij. A mund te na thoni cilat ishin raportet tuaja me autorin e dyshuar te rrembimit, Hasan Kerim.
Pike se pari, ai nuk eshte i dyshuari, por autori i vertete i rrembimit. Personi ne fjale, kishte krijuar njohje me mua, e cila arriti deri ne nje bashkejetese, ku toleranca ime dhe deshira ime per ta ndihmuar, u shfrytezuan shume keq. Une e kam njohur kete person rreth tre vjet me pare ketu ne Athine. Une jetoj ketu me familjen time, nenen, vellane dhe pjesetare te tjere. Nje mbremje ne shkuam ne nje lokal ku kishte muzike orientale. Atje jam njohur me kengetarin i cili ishte Hasan Kerim. Ky person ishte nje emigrant nga Siria qe sic mesova me vone, ishte pa dokumente ne Greqi. Ne u njohem bashke dhe une ndjeva nje deshire te brendshme per ta ndihmuar ate. Ai ishte pa shtepi, shpejt mbeti pa pune, kurse une ne nje gjendje normale, me shtepi dhe familje. Vendosa te marr nje shtepi me qera, ne emrin tim, sepse ai nuk mund te merrte banese pasi ishte klandestin dhe nisem te jetojme se bashku.
Gjate kesaj periudhe ai punonte?
Jo. Une kam bashke me nenen time nje dyqan me aksesore rrobash dhe ne me te shumten e kohes ai rrinte me ne. Kjo zgjati per me pak se nje vit dhe raporti mes nesh ishte normal. Pikerisht kur une mbeta shtatzene, ndryshoi gjithcka.
Cfare ndodhi?
Ishte e tmerrshme. Ai nisi te me konsideronte si token e tij, karakteri i ndryshoi teresisht, u be i vrazhde, femijen refuzonte ta mbanim. Me kemneguli shume here qe femijen ta abortoja, arriti deri atje sa te me thoshte, nuk e dua, nuk eshte imi etj. une refuzova me bindje qe te deshtoja femijen tim te pare. Ishte nje dhurate nga Zoti dhe une duhet ta nxirrja ne jete. Por ai u be edhe me i keq dhe ndersa isha ne muajt e pare te shtatzenise, u zhduk nga shtepia. Qe atehere nuk ishte bere me kurre i gjalle.
Kur u rishfaq Hasan Kerim?
Kur ai u zhduk, jeta ime ndryshoi dhe une isha e qete. Pata nje shtazani normale dhe solla ne jete djalin tim, krijesen e pare, qe mori emrin Mateo. Se bashku me familjen time, kemi bere gjithcka qe djalit te mos i mungoje kurrgje dhe te rritet normalisht.
Ishte data 7 shtator, pra para 72 ditesh, kur ndodhi ajo qe me shkaterroi jeten. Une gjendesha ne shtepi dhe u bera prè e nje kurthi ne te cilin rashe, serish nga zemergjeresia, mirebesimi im. Pra ndodhesha ne shtepi me djalin tim Mateon qe ende nuk i kishte mbushur njembedhjete muaj. Befas shfaqet personi ne fjale, qe nuk dua t'ia permend emrin. Kishte nje pamje dhe sjellje krejt te ndryshme. Por une nuk e kuptova qe ishte vetem pjese e planit. Ai nisi te pergjerohej se kishte ndryshuar, se donte qe te rikthehej dhe se donte te ishim nje familje. Une nuk mund ta besoja ndaj i thashe se kjo gje nuk behej. Atehere perdori nje variant tjeter. Ne rregull me tha, dalim nga ketu bejme nje xhiro qe t'i blej nje dhurate femijes sim, kaq te drejte e kam me tha. Megjithese me hezitim te forte, pranova, duke besuar per nje caste se ai vertet ishte i permalluar me femijen qe nuk e kishte pare kurre. U genjeva. Mora femijen ne krahe dhe dolem nga shtepia ketu ne Kukaki ku jetoj dhe perballe ne trotuar nisem te ecnim. Ndersa ecnim, me thote: Ma jep femijen te shkojme ne periptero (kjoske) t'i blej biskota. I them, jo se ka ngrene dhe i blej biskota te posacme per bebe. Ndersa ecnim dhe pak metra, serish me thote, ne rregull me ler ta mbaj pak ne krahe, vetem pak metra. Ai cast ishte fatal per mua sepse pranova ne heshtje. Ketu ndodhi e tmerrshmja. Ai e mori Mateon nga kraharori im dhe e mbajti ne krahe duke ecur pak me perpara se une, ndersa femija ishte nga une. Kishin kaluar vetem pak metra kur po afrohej nje kryqezim. Ne te cilin vijon nje rruge tejet e gjate. Ai befas vrapoi me shpejtesi, duke i kthyer koken djalit qe te mos me shihte dhe zhduket sa hap e mbyll syte, megjithese une me kot renda duke vrapuar.
Kur ndodhi kjo, ju pate te kishte ndonje person tjeter perreth?
Ajo qe degjova ishte nje zhurme motori, qe me ben te besoj se ai po ndihmohej nga persona te tjere sepse u zhduk shume shpejt.
Cfare bete pas kesaj?
Ka klithur me te madhe. Nuk arrija ta besoja. Aty u mblodhen shume njerez, lajmerova dhe policine.
Ju ka ndihmuar policia greke?
Jashte mase. Ata kane punuar shume dhe me c'me thone, vazhdojne te punojne, por gjithsesi djali im nuk eshte gjetur dhe une nuk e di nese ai eshte gjalle apo jo.
A keni ju dyshime per fatin e djalit tuaj?
Mateo lindi pa baba i cili e braktisi dhe nuk ishte kurre aty, per asgje. Une jam e qarte. Ky person u rishfaq me nje qellim te caktuar. Per te rrembyer femijen tim, vetem per qellime te keqija. Une kam shume frike se ai person eshte zhytur ne krim. Kemi dyshime te forta se djali mund te jete shitur, dyshoj te lidhja e tij me nje grup mafiozesh qe merren me trafikim te bebeve dhe kam shume frike nese im bir jeton me apo jo.
A ka dyshime gjithsesi se femija mund te kete perfunduar ne Siri?
Policia e ka hedhur si dyshim edhe kete mundesi. Kjo per faktin se ai person nuk kishte asnje leje qendrimi, pa pune, pa shtepi. Sigurisht qe mund te jete larguar, me apo pa femijen tim, per ne Siri.
Sensibilizimi ne mediat greke ka qene madje vazhdon te jete i madh. A keni pasur ju kontakte me ta dhe a ju kane shtrire doren per ndihme?
Jo. Une kontakte kam dashur te kem, por nuk me eshte ofruar ndihme. Ne te vertete, kam dashur shume, por shteti im, i djalit tim, sepse femija mban identitet shqiptar, te nderhyje qofte dhe duke me mbeshtetur emocionalisht dhe pse jo, te kerkoje nxitje te perpjekjeve per te mesuar fatin e djalit tim. Ne te kundert, jam mbeshtetur shume psikologjikisht nga "To hamogjelo tu pedhiu" (Buzeqeshja e femijes), nje qender per rastet e femijeve te humbur.
Po me ambasaden e Greqise ne Siri a keni pasur kontakte?
Po. Ne jemi lidhur me ta dhe kane deklaruar se po bejne perpjekje per te zbuluar dicka por deri tani nuk na kane dhene asnje informacion.
Cili eshte apeli qe do te donit te drejtonit permes medias?
Une kam nje thirrje te forte per te gjithe ata njerez qe mund te dine dicka per fatin e Mateos sim. I lutem te me ndihmojne duke treguar cdo gje qe mund te dine per te. I drejtohem vecanerisht atyre personave qe e njihnin dhe kishin shoqeri me ate person qe kur une u kam kerkuar te me tregojne ku u zhduk pasi rrembeu femijen, kane ngurruar duke mbledhur buzet. Por une i bej nje apel shtetit tim qe te jete prezent ne kete ngjarje. Shteti im nuk gjendet kerkund ndaj dua qe te me ndihmoje ne kete tmerr qe na ka kapluar ketu ne kurbet.
"Kur kerkojme djalin, na thone: po shteti juaj cfare po ben"
Ne banesen e familjes Dullia ne Kukaki te Athines, jetojne ne nje shtepi te vogel, Albana, nena e Mateos, vellai i saj dhe nena e tyre, Teuta. Ajo shprehet e pikelluar per dhimbjen qe po perjetojne cdo dite. "Po kalojne 72 dite qe nuk e kam me djalin ne preher. Me mungon shume. Vuaj per te, sikunder vuan ime bije dhe im bir. Jemi te shkaterruar".
Kur e pyesim cilat jane informacionet me te fundit per vogelushin, shprehet pesimiste: "Une e kuptoj qe shteti grek po tregon se ka bere dhe po ben perpjekje per te gjetur djalin tone apo per te mesuar per fatin e tij. Por sinqerisht nuk e kuptoj pse shteti yne na qendron kaq larg".
Teuta tregon se ka shkuar ne ambasaden e Shqiperise ne Athine ku ka kerkuar ndihme. "Une u tregova ate qe kishte ndodhur dhe ata me percollen me fjalet, nese ke denoncuar ne polici dhe ata po merren me kete gje, ne nuk kemi c'te bejme me shume".
Teuta tregon se i ka bere pershtypje nje fakt tjeter: "Kur u lidhem me ambasaden ne Siri, na thane: Pse autoritetet shqiptare, qe kane ambasade ne Egjipt dhe qe mbulon Sirine nuk lidhen me ne per te koordinuar punen". Gjyshja e Mateos, ben edhe ajo nje apel: "I bej thirrje vendit tim, qeverise se vendit tim qe te behet e gjalle dhe te na ndihmoje ne kete gjeme. Me se paku te perjetojne hallin tone dhe te na mbeshtesin ne perpjekjet tona".
Rrembimi
Mateo Dullia u zhduk me date 7 shtator 2007, mbi dy muaj me pare, nga zona e Kukakit, ne Athine. Diten qe u zhduk, vogelushi kishte te veshur, bluze ngjyre portokalli dhe jeshile si dhe pantallona po ashtu ne ngjyre portokalli, ndrysa mbante ne kembe, nje pale kepuce ngjyre bezhe. Kerkimet e deridjeshme te familjes Dullia dhe te afermve e miqve te tyre, policise dhe Qendres kombetare greke per femijet e zhdukur dhe dhunuar, kane rezultuar te pasuksesshme.
I dyshuari
Personi qe identifikohet nga policia si autor i rrembimit te femijes, eshte Hasan Kerim, nje 34 vjecar nga Siria, emigrant klandestin prej kohesh ne Greqi. Ai eshte i gjate 167 centimetra dhe ka peshe 60 kilograme.
Vogelushi
Vogelushi qe tani duhet te jete 13 muajsh, Mateo Dullia, eshte 70 centimetra i gjate dhe peshonte diten e humbjes, dhjete kilograme, ai ka floke ne ngjyre geshtenje te hapur kurse ngjyren e syve e ka te gjelber.