E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, ne Tirane ne 2 Dhjetor

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni pritet te vizitoje Shqiperine ne date 2 Dhjetor, duke pranuar keshtu edhe ftesen e bere nga kryeministri Sali Berisha. Kjo pritet te jete edhe vizita e pare qe kryeministri italian, Berluskoni do te beje ne Shqiperi, pasi ka marr edhe drejtimin e qeverise italiane para nje viti. Burimet bejne te ditur se vizita e kreut te qeverise italiane do te zgjase vetem pak ore, ku mes tij dhe kryeministrit Berisha pritet te diskutohen nje sere ceshtjesh per bashkepunimin mes dy vendeve fqinje. Por pritet qe tema me e rendesishme e bisedes mes dy perfaqesuesve te larte, do te jete projekti per ndertimin e nje centrali berthamor, per energjine elektrike ne Shqiperi, central i cili pritet te ndertohet me bashkefinancimin e dy qeverive. Kryeministri Berisha ne menyre te perseritur ka deklaruar edhe ambicien e tij per ndertimin e nje centrali berthamor ne vend. Por sipas kryeministrit Berisha kjo nisme nuk mund te ndermerret pa bashkefinancimin e nje qeverie tjeter, sepse qeveria shqiptare nuk mund ta perballoje e vetme. Ne kete kuader kryetari i qeverise ka theksuar se do t'i kerkonte kryeministrit italian Silvio Berluskoni edhe ndihmen e qeverise qe drejton, per nisjen e ketij projekti te rendesishem. Nga ana tjeter edhe perfaqesuesit e qeverise italiane jane shprehur te gatshem per bashkepunim me Shqiperine ne kuader te prodhimit te energjise elektrike. Berluskoni, interesin per investime ne Shqiperi e ka shfaqur dhe kur ishte kryeminister Nano, sidomos per ujin e "syrit te kalter".

Pak dite me pare Shqiperia u vizituar edhe nga ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini. Gjate fjales se tij, ministri i Jashtem italian deklaroi se shqiptaret kishin shanse te mira per te pasur nje regjim vizash te liberalizuar vitin e ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›