Berisha: Gati të ngremë komisionin që të enjten
24/02/2010 Kreu i Qeverisë vlerëson rekomandimet e Këshillit të Evropës
Qëndrimi pas publikimit të rekomandimeve nga zyrtarët e KiE-së
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se mazhoranca do t’u përmbahet të gjitha rekomandimeve të Këshillit të Evropës, në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht kriza politike. Në daljen e djeshme publike, menjëherë pas paraqitjes së rezultateve të paraqitura nga Komitetit Presidencial i Këshillit të Evropës, kreu i Qeverisë theksoi se koalicioni qeveritar ka bindjen se deklarata është një kontribut thelbësor në normalizimin e situatës së krijuar nga bojkoti i opozitës. Berisha, i cili u shfaq tejet komod në pozicionin e tij politik, tha se gjatë negociatave të ditëve të fundit ka shprehur vullnetin për koncesione të nevojshme, në mënyrë që opozita të kthehet në Parlament. “I bëj thirrje kryetarit të Partisë Socialiste që ta mbështesë deklaratën e Komitetit Presidencial dhe të fillojë menjëherë, bashkërisht, jetësimin e saj në të gjitha pikat, të cilat janë me të vërtetë, do të thosha parime shumë solide për tërësinë e problemit. Shpresoj që edhe zoti Rama në këtë frymë t’i përgjigjet”, deklaroi ai. Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm të institucionalizojë menjëherë në Kuvend, në prani të deputetëve socialistë, komisionin parlamentar, i cili do të hetojë problematikën që shoqëroi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sigurisht, sipas tij, drejtimi dhe shumica e anëtarëve të komisionit do t’i përkasin opozitës. Në opinionin e Kryeministrit, në parimet e vendosura, qëndron edhe çelësi i të gjithë zgjidhjes së problemit. Por ky komision nuk mund të ketë tagrin juridik të hapjes së kutive të votimit, me qëllim rinumërimin e votave. Berisha nuk ka dashur të komentojë përfundimet e delegacionit të KiE-së, në cilin nuk përmendej çështja e hapjes së kutive të votimit. Por, sipas tij, shumica është e gatshme të përgjigjet me veprime konkrete. “Pres, sigurisht dhe kjo është shumë e qartë këtu në deklaratë, ku thuhet, “u kërkon atyre pa vonim të mëtejshëm të jenë në Parlament”. Është kristal e qartë”, deklaroi Berisha.