E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret 12-vjeçari, mister motivet

24/02/2010 U gjend nga familjarët, asnjë sjellje e çuditshme

DURRES- Kanë mbetur të pazbardhura motivet që kanë shtyrë një fëmijë të vetëvaret në banesën e tij. Ngjarja e ndodhur një ditë më parë ka vënë në lëvizje strukturat e hetimit, por agjentët nuk kanë mundur të kenë ende një informacion të saktë e të plotë lidhur me motivet. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se fëmija me inicialet E. S., i cili është nxënës i klasës së gjashtë, është gjetur i vetëvarur në një nga dhomat e veçuara nga banesa ku qëndrojnë familjarët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Magadhas” rreth mesditës së të hënës, por trupi i djalit 12-vjeçar është gjetur nga familjarët disa orë më vonë. Burimet policore thonë se fëmija është gjetur pa jetë dhe i tendosur në një litar. Policia e Durrësit nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja që fëmija ka kryer vetëvrasjen, ndërkohë që janë marrë në pyetje prindërit dhe shokët e tij të shkollës. Fëmija nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor apo mendor të shfaqur, ndërsa prindërit kanë treguar gjithçka që kanë mundur të kujtojnë lidhur me sjelljet dhe veprimet e fëmijës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›