E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuari vret 2 vellezer per nder

Devoll- Lidhjet intime kthehen ne nje mallkim vdekjeprures per familjen Mulliri, ne fshatin Vidohove te Devollit. Pas denimit te nenes me 25 vjet burg per vrasjen e nje femije, qe kishte dijeni per lidhjet jashtemartesore te saj me xhaxhane e vogelushit, dje kane humbur jeten edhe dy djemte e Liljana Mullirit, kurse me i vogli ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Shkak dyshohet se eshte bere xhelozia e te dyshuarit Besim Karai, nga Thumana e Krujes, i cili ishte martuar me nje grua nga fshati Vidohove, por qe dyshonte se kishte lidhje jashtemartesore me nje nga djemte e familjes Mulliri. I pajisur me nje "Kallashnikov", rreth ores 12:30 te dites se djeshme, 40-vjecari ka zbrazur para shtepise se tre vellezerve automatikun pa meshire, duke i lene te pergjakur. Vete ka marre rrugen drejt kufirit qe gjendej vetem 15 minuta larg, kurse banoret derguan ne spital te plagosurit rende dhe njoftuan policine. Te vdekur mbeten nga plaget e plumbave Taulant Mulliri 23 vjec, qe dyshohet se ka qene objektivi, Xhilian Mulliri 25 vjec dhe ka plagosur rende Etlevan Mullirin 17 vjec. Policia konfirmoi se shkak jane motivet e dobeta, kurse i dyshuari u shpall ne kerkim per "vrasje te dyfishte te cilesuar", "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Policia tha se Karai ka qene edhe me pare i denuar dhe kishte precedente penale.
Te shtenat e nje automatiku kane terrorizuar banoret e fshatit Vidohove, pasditen e djeshme. Deshmitaret kane pare ne largim e siper ne rruget e fshatit, dhendrin Besim Karai 40 vjec, qe me nje "Kallash" ne dore vraponte dhe qellonte ne ajer si i cmendur. Me tej jane degjuar thirrje per ndihme dhe ulerima grash, teksa eshte mesuar se ishin vrare tre vellezerit Mulliri. Fillimisht eshte dyshuar per nje hakmarrje ndaj vellezerve per shkak te krimit monstruoz te kryer 7 vjet me pare nga nena e tyre, por me pas eshte zbuluar se Karai ishte hakmarre per shkak te xhelozise, pasi kishte debatuar disa here me vellezerit Mulliri, per shkak te dyshimeve qe kishte se nje prej tyre shkonte me gruan e tij. Madje banoret rrefyen se disa here 40-vjecari kishte kercenuar familjen Mulliri dhe pas debateve e ballafaqimeve ishin pajtuar dhe ai kishte vazhduar martesen normale me bashkeshorten. Pas krimit te djeshem jane hedhur dyshime, se djali i mesem i familjes kishte lene me barre gruan e Karait dhe per kete qellim, ai ishte hakmarre. Por ky version mbetet ende per t'u konfirmuar.
Salla operative e policise eshte njoftuar rreth ores 12:35 nga banoret dhe menjehere ne drejtim te fshatit kufitar, jane nisur dhjetera forca policie. Ndihme iu eshte kerkuar edhe forcave speciale te RENEA-s, pasi i dyshuari Besim Karai ishte i armatosur dhe tentonte arratisjen ne kufi. Ne vendngjarje eshte njoftuar se dy prej vellezerve, Taulant dhe Xhilian Mulliri, kishin vdekur ne vend nga bresheria e armes, kurse i treti, Etlevani, u dergua ne spital me plage te renda. Menjehere eshte kryer krehja e zones dhe marrja ne pyetje e familjes se gruas se te dyshuarit. Pasi jane bindur se krimi ishte kryer nga Karai, uniformat blu kane marre informacione per drejtimin qe kishte ndjekur 40-vjecari. Ndihme u eshte kerkuar edhe patrullave te policise greke, pasi fshati me i afert i vendit fqinj nga Vidohova gjendej vetem 15 minuta me tej. Edhe pas rrethimit te kryer ne kufi, deri dje ne mbremje nuk kishte asnje informacion per vendndodhjen e te dyshuarit. Banoret rrefyen se Karai mbante nje arme automatike ne dore dhe qellonte ne ajer, duke i terrorizuar, kurse krimi kishte ardhur pas debatit me tre vellezerit Mulliri.

Te vdekur:
Taulant Mulliri 23 vjec
Xhilian Mulliri 25 vjec
I plagosur:
Etlevan Mulliri 17 vjec
I dyshuar:
Besim Karaj 40 vjec, Kruje, i denuar me pare
Akuzat:
"Vrasje e dyfishte, ne rrethana te cilesuara"
"Vrasje e mbetur ne tentative"
"Armembajtje pa leje"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›