Shqiperi-Mali i Zi, bashkepunim per Integrimin: Bashkepunim nderkufitar
Ministrja e Integrimit te Shqiperise, Majlinda Bregu dhe ministrja e Integrimit te Malit te Zi, Gordana Djurovic, zhvilluan dje nje takim dhe nje konference te perbashket per shtyp per projektet e bashkepunimit nderkufitar mes Malit te Zi dhe Shqiperise. "Programet e bashkepunimit kufitar te cilat cdo vit, qe nga viti 2007 i akordojne Shqiperise dhe Malit te Zi shumen 1.5 milion euro ne vit, i japin mundesi zonave qe jane ne kufi te dy vendeve per t'u zhvilluar, per te pasur komunikime me te ndersjella, per te promovuar infrastrukturen, turizmin apo dhe iniciativat e tjera mjedisore", ka qene deklarata e ministres shqiptare te Integrimit Evropian, Majlinda Bregu. Ajo dhe ministrja Djurovic vleresuan zhvillimet dhe momentet e mira, thuajse te njejta, ne te cilat ndodhen dy vendet, ne rrugen e integrimit, kur ndersa Mali i Zi e ka dorezuar Pyetesorin, Shqiperia eshte ne permbyllje te tij, si dhe uruan qe ky proces te mbyllet sa me pare e sa me suksesshem per te dy vendet. Duke qene se Mali i Zi eshte nje hap perpara, per sa i perket levizjes se lire te qytetareve te saj, pasi u miratua ne fund te dhjetorit dhe levizja e lire me vendet e zones se "Shengen"-it, pervoja malazeze ne kete drejtim eshte e cmuar. Njeheresh, duke qene se Shqiperia eshte pranuar anetare me te drejta te plota ne NATO, nje vit me pare, pervoja shqiptare per plotesimin e kritereve per anetaresimin ne kete organizem eshte vleresuar shume. Te dy ministret e Integrimit, ndane te njejtin qendrim porsa i perket bashkepunimit rajonal, si nje faktor stabiliteti per Ballkanin dhe nje premise per anetaresimin ne BE.