E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama refuzon KE: Jo në Kuvend, pa hapur kutitë

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte i gatshem te ulet ne nje tryeze nese thirret nga Presidenti Bamir Topi, per te shmangur krizen politike ne vend, por kushti per hapjen e kutive eshte i panegociueshem. "Une jam gati dhe do te jem personalisht, nese Topi therret tryezen dhe Berisha te beje te njejten gje. Nuk fillon asnje dialog ne Kuvend pa nje marreveshje e negociuar per hetimin e zgjedhjeve", beri te qarte kreu i opozites. Sipas tij, bojkoti i opozites nuk eshte dicka e mire per krizen ne vend, por ai eshte i detyruar te vijoje, nese kryeministri Sali Berisha e ndalon ate, pasi sipas Rames, vetem ai e ka ne dore ndalimin e bojkotit. "Shqiperia eshte ne krize dhe sot nuk e themi vetem ne, por dhe nderkombetaret nepermjet zerit te Keshillit te Evropes. Kriza politike eshte e thelle, po thellohet perdite dhe po paralizon jeten e vendit. Eshte nje krize e shtrire ne shtetin shqiptar, ne ekonomi, ne demokracine e vendit tone. Bojkoti nuk eshte dicka e mire kete e dime edhe ne. Eshte nje ilac i hidhur, i vetmi qe na ka mbetur per te mos lene qe gangrena e zgjedhjeve te na demtoje. Bojkotin tone e ka vendosur Berisha dhe ai mund t'i jape fund", tha prere Rama. Sipas tij, hetimi parlamentar i zgjedhjeve te 28 qershorit, nuk kerkohet nga opozita qe te permbyse gjykatat ne vend. Rama theksoi se nuk eshte gjykata ajo qe ka marre vendim, se Parlamentit nuk i lejohet te hetoje cfare ka ne kutite e votimit. Per me teper qe sipas tij, Kushtetuten nuk mund te thote Berisha se e respekton, pasi ne 30 raste e ka shkelur, nderkohe ne 16 raste eshte kapur mat nga Gjykata Kushtetuese. Ndaj sipas tij, hapja e kutive te votimit, eshte nje kerkese e pandryshueshme e selise roze. "Hapja e kutive te votimit, eshte e drejte e patjetersueshme dhe kjo eshte e drejte e cdo qytetari per t'u informuar lidhur me dokumentet qe gjenden ne kutine e votimit dhe per fatin e votes se tij. Ato jane dokumente, nuk jane as sekrete shteterore dhe as dokumente ne hetim", theksoi Rama. Ai u bashkua me qendrimin e percaktuar ne rezoluten e KiE per krizen politike ne Shqiperi, duke theksuar se bojkoti nuk eshte gje e mire, por zgjidhja e vetme kur Parlamenti eshte i uzurpuar dhe nuk ka legjitimitet deri sa te hapen kutite e votimit. Sipas Rames, vetem kryeministri Sali Berisha, si kryetar i qeverise, qe te beje ftesen per hetim parlamentar te drejte. "Per sa kohe qe Parlamenti nuk do vendose per hapjen e kutive, ne kemi vetem nje rruge. Te garantojme lirine e ndershmerine e zgjedhjeve, duke garantuar se cka ndodhur te mos perseritet", tha Rama, me bindjen se protestat masive do te vijojne nese kutite nuk do te hapen dhe se 100 mije protestues do te zbresin serish ne sheshin "Skenderbej". Nuk ka asnje lidhje procesi i protestave me procesin e dialogut. Sipas tij, dialogu nuk do te kondicionoje protestat dhe protestat nuk do te kondicionojne dialogun. "Ne do t'i zhvillojme protestat, deri diten kur te jete garantuar e drejta themelore e ketij populli per te votuar lirisht", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›