Berisha: Gazifikim në vend, Azerbajxhani do na ndihmojë
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot se përparësi në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë do të jetë gazifikimi. Kështu komentoi sot kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ku komentoi gjerësisht vizitën që kreu para disa ditësh në Azerbajxhan.
“Përparësi për vendin tonë në 4 vitet e ardhshme do të jetë gazifikimi. Azerbajxhani do të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. ne kemi zero sistem gazifikimi në Shqipëri. Por gazifikimi është kusht për Shqipërinë e zhvilluar”, theksoi Berisha në mbledhjen e grupit të PD.
Më tej kreu i qeverisë bëri të ditur se ndihmë për projektin e gazifikimit do të jetë gazsjellësi Trans Adriatik që do kalojë në Shqipëri. “Investimi në Shqipëri për gazsjellësin do të jetë 1 mld dollarë. Gazsjellësi duke kaluar në Shqipëri do krijojë rrethanat që të shitet më lirë”.
(d.b/BalkanWeb)